Intervistë me profesor Ladin

Intervista me profesor Vladimir Totën.

Si ka lindur dashuria për instrumentin tuaj dhe muzikën në tërësi ?

Dëshira për t’u marrë me muzikë me lindi rreth moshës 10 vjeç. Në shtëpinë e xhaxhait kishte shumë instrumenta muzikorë pas të cilëve gjithmonë kuriozohesha, por ishte kitara ajo që më tërhoqi më tepër: Gati-gati si një forcë magnetike!

Pava11757_476043695801272_678836102_nrësisht se kitara e tij ishte shumë e vjetër, tingulli i saj më fali shumë kënaqësi. Mendoj që ishte ai momenti në të cilin, ndonëse i vogël dhe i paeksperiencë, zgjodha     që kitara të bëhej pjesë e pandarë e imja.

 

Cili instrumentist/ muzikant  apo grup ka qënë frymëzues për karrierën tuaj?

Muzikanti më frymëzues në fillimet e mia si kitarist ka qënë Gary Moore, duke vazhduar më pas me Santanën, Joe Satrianin, Paco de Lucia etj.

Mishërimi ideal i emocionit që dridhjet e telave të kitares më falin është “Still Got The Blues” e Gary Moore. Qëkur e kam dëgjuar për herë të parë e ndjeva rëndësinë e asaj çka përfaqëson tek unë kjo këngë.

 

Cili ka qënë momenti më i vështirë në karrierën tuaj muzikore dhe si e keni përballuar atë?

Momenti më i vështirë ka qënë periudha e viteve të para pas mbarimit të Akademisë së Arteve.

Në atë kohë kitara përveçse ishte pasioni im më i madh prej vitesh gjithashtu ishte shndërruar dhe në profesionin tim. Por për fat të keq, mundësitë që me pasionin e madh për të luajtur në kitarë të plotësoja dhe nevojat e mia financiare, ishin të pamundura.

Ndonëse i lodhur nga puna dhe shumë i mërzitur me “fatin” e profesionit tim, përsëri pasioni bënte që orët e vona të gati çdo nate t’i kaloja nën shoqërinë e tingujve të kitarës. Ishte kitara ajo që më fali momentet më të vështira me shkëputjen disavjeçare nga puna, por njëkohësisht ishte ajo me tingujt e saj që më rizgjoi forcën dhe dëshirën për të vazhduar përpara.

 

Çfarë është për ju mësimdhënia në Akademinë Hollywood?

Mësimdhënia në Akademinë Hollywood është një eksperiencë e mrekullueshme dhe një kënaqësi e jashtëzakonshme. Ky është viti im i katërt si pedagog në këtë institucion dhe puna këtu më ka dhënë shumë, si nga ana shpirtërore po ashtu dhe profesionale. Ndihem i privilegjuar dhe me shumë fat që jam pjesë e një institucioni që ndjek pasionet e secilit student që mirëpret dhe mbi të gjitha që investon në zbulimin e shumë talenteve të reja.

Ç’ ju bën të ndiheni krenar për studentët tuaj?

Për mua ndjesia më e fortë dhe pozitive nga një student fillon që tek interesimi për instrumentin, pra kitarën, serioziteti me të cilin studenti punon, dhe deri tek e fundit paraqitja në koncert. Këto tre elementë janë ata të cilët më frymëzojnë dhe mua vetë të punoj me më shumë pasion për studentët që kam.

 

Cilin kujtoni si momentin më sfidues të mësimdhënies suaj?

Gjatë viteve të punës në Akademinë Hollywood momentet sfiduese kanë qënë paraqitjet e studentëve nëpër koncerte. Këto sfida kanë qënë si për mua ashtu edhe për studentët, megjithatë në sajë të punës së fortë me secilin prej tyre mendoj se i kam/kemi tejkaluar me sukses.

Në mendësinë time, sfida e vërtet nuk është vetëm loja e saktë në instrument; një sfidë e kaluar me sukses do të thotë se loja e studentëve ka përcjellë emocione edhe në publik.

Cila është motoja juaj si muzikant?

“Muzika është ushqimi i shpirtit”.

Mund të na thoni një këshillë të fundit për të gjithë muzikantët e rinj?

Pasioni për instrumentin është fillesa e gjithçkaje! Sa më shumë vullnet e përkushtim të tregoni ndaj instrumentit tuaj aq më shumë kënaqësi dhe energji pozitive do të merrni në këmbim.

Faleminderit profesor për punën dhe përkushtimin tuaj! 

Posted on: 26/03/2015, by :