Si ndikon një klasë muzikore në grup tek fëmijët tuaj?

Si ndikon një klasë muzikore në grup tek fëmija juaj!

Kurset në grup janë një mundësi shumë e mirë argëtimi dhe mësimi për fëmijët tuaj.

Përpos kurseve individuale, ku i gjithë përqëndrimi i mësuesit është te ta, në kursin në grup fëmijët mësojnë të zhvillojnë sjellje të reja të nevojshme jo vetëm për kurset e muzikës, por edhe për situata të tjera në jetë.

Kursi ROCK101, në Akademinë Hollywood është një nga këto.

Në një orë mësimi, fëmijë të cilët luajnë instrumenta të ndryshëm si: kitarë, bass, bateri, piano dhe vokal, luajnë këngë që ata kanë përzgjedhur dhe mësojnë se si të luajnë në një grup.

Është një eksperiencë që unë do t’ia këshilloja gjithkujt që ndjek kurset muzikore në Akademinë Hollywood. Jo vetëm që është një orë mësimi ku argëtohesh shumë dhe është shumë qejf, por nga ky kurs nxënësit përftojnë shumë sjellje, si:

Motivohen: Njerëzit, dhe sidomos fëmijët motivohen dhe inspirohen shumë nga të tjerët. Duke luajtur këngë sëbashku me pjesëtarët e grupit, fëmija do të ndihet më i vlefshëm dhe do të praktikojë më shumë për të qenë më i përgatitur në çdo leksion grupi dhe për të mos lënë shokët dhe këngën në “baltë”.

2. Krijojnë: Në një orë në grup, nxënësit kanë mundësinë të zhvillojnë ide të reja dhe ti ndajnë ato së bashku. Mjedisi që kjo klasë kryhet, i lejon ata që të eksperimentojnë me këto ide dhe të jenë më të hapur ndaj krijmtarisë.

3. Zhvillojnë shpirtin e skuadrës: Orientimi ndaj të njëjtit qëllim krijon një shpirt skuadre. Ky solidaritet forcohet nga puna në grup duke i krijuar mundësinë nxënësve të ndihmojnë njëri tjetrin gjatë procesit të mësimit. Në këtë mënyrë fryma e një skuadre rritet akoma më shumë (mendoni prsh se sa energji dhe gëzim u merr fëmijëve të zgjedhin emrin e grupit) dhe gjithashtu rrit dhe motivitimin.

4. Ndjehen mirë në sy të të tjerëve: Nxënësit mësohen të luajnë me njëri tjetrin dhe kjo i ndihmon ata shumë me sensin e një publiku apo skene, duke ndërtuar kështu vetëbesim dhe mundësinë për të shpalosur pjesë të personalitetit të tyre. Shumë e nevojshme kjo për ata fëmijë të cilët emocionohen shumë në daljen në skenë.

5. Të jenë të drejtë dhe pa cmirë: Klasat në grup i qasin fëmijët në një armosferë të shëndetshme konkurrence, e cila i ndihmon që të praktikojnë më shumë për të arritur cilësinë e duhur në grup. Dinamikat në grup i japin fëmijëve mundësinë të kritojnë apo të marrin kritika, pa u ndjerë të cënuar.IMG_1965

6. Krijimi i shokëve/shoqeve të ngushta: Shumë nga nxënësit kanë krijuar shoqëri me njëri tjetrin gjatë provave në Rock101, pasi nxënësit mësojnë se si të kooperojnë dhe të lujanë, si të bashkëveprojnë dhe të dikustojnë.

7. Të dëgjojnë duke luajtur: E bukura e kursit në grup është që të mëson se si të luash muzikë ndërkohë që mëson edhe se si të dëgjosh shokun apo shoqen tënde që luan në një instrument tjetër. Pak a shumë: Multitasking!!

7. Vetëbesimin: Mbi të gjitha, ajo që fitohet në një kurs të këtillë është vetëbesimi, dhe me këtë një fëmijë mund të përftojë për tërë jetën e tij!!!!

Posted on: 29/03/2015, by : admin