Edukimi artistik në Akademinë Hollywood

Mbi kurset muzikore në Akademinë Hollywood

Leksione individuale ose semi-individuale

Klasa muzikore në grup

Edukim muzikor

E shtuna e Rrokut

Orkestra amatore e Tiranës

Edukimi muzikor për 4-8 vjeçarët

Për këto mosha ku sapo nis të mësohet shkrimi dhe këndimi, Akademia Hollywood ofron paketa si 

  • Muz & Kulturë Artistike
  • Instrument & Kor
  • Kor & Kulturë Artistike

Gjithashtu për moshën mbi 5 vjeçare ofrohen dhe kurset individuale apo në grup 30 minutëshe në piano, violinë, çello, bateri dhe kitarë. 

Pagesat variojnë nga 500-900 për seancë.

Leksionet individuale kushtojnë nga 3500Lekë për 4 seanca deri më 8800Lekë për 8 seanca individuale.
Leksionet në grup fillojnë nga 500 Lekë për seancë derinë 1000 Lekë për seancë.
Pagesat janë të njëjta për çdo instrument muzikor apo këngë.

Leksionet individuale kushtojnë nga 3500Lekë për 4 seanca deri më 8800Lekë për 8 seanca individuale.
Leksionet në grup fillojnë nga 500 Lekë për seancë derinë 1000 Lekë për seancë.
Pagesat janë të njëjta për çdo instrument muzikor apo këngë.

Leksionet individuale

Leksionet e muzikës ofrohen në seanca 30 minutëshe (5-8vjeçarët) dhe në seanca 45 apo 60 minutëshe për 8+.

Leksionet e muzikës individuale  ose semi-individuale (2-3 nxënës) janë me muzikantë profesionistë të cilët adaptojnë programet e tyre për të qenë sa më efikas për çdo nxënës. 

Hapur çdo ditë jave 12:00 - 20:00 dhe të shtunave 10:00-14:00

"Mezi prisja ditën e mërkurë, pasi kisha orën e rrokut tek Akademia Hollywood. Me qejf shkoja 1 orë përpara që të flisja me muzikantët e tjerë përpara provave"

E SHTUNA E RROKUT

E shtuna e Rrokut është dita ku i përkushtohemi veç muzikës live. 

Të shtunave luhet kitara elektrike, bassi, bateria, organo si dhe këndohet.  E shtuna e rrokut është një aktivitet/klasë në të cilën mund të hysh sipas nivelit që ke. 

Të gjitha këto klasa kanë një orë të përbashkët "Histori RROKU" që jepet njëherë në javë dhe është përfshirëse në paketën e mësimit. 

Niveli i parë

Niveli i parë është për të gjithë të apasionuarit e muzikës live të cilët sapo kanë nisur të mësojnë një instrument. Në këtë nivel, këngët e përzgjedhura janë jo domosdoshmërisht të lehta. 

Niveli i parë organizohet në 60 minuta dhe ka këto kurse: 

  • Klasa në grup (band class) 
  • Teori

Niveli i dytë

Niveli i dytë është për të gjithë ata muzikantë që mund të luajnë të paktën 2 këngë pop/rock nga fillimi në fund. 

Niveli i dytë organizohet në 90 minuta  ka këto kurse: 

  • Klasa në grup (band class) 
  • Teori

Niveli i tretë

Niveli i tretë është për muzikantët që kanë avancuar dhe kanë luajtur me grupe, apo nëpër koncerte të ndryshme. Në këtë nivel fillon të provohen dhe zhanre të ndryshme deri në jazz. 

 

Niveli i tretë ofrohet për 120 minuta, ku përveç orës së grupit ka dhe teori të avancuar. 

Klasat edukative në grup

MUZ

Klasa në grup MUZ është e përshtatshme për fëmijët nga 4-7 vjeçarë. 

Ajo është e bazuar në metodën Dalcroze dhe Kodaly ku fëmijët me anë të lojës mësojnë të përdorin trupin si instrument dhe të zbulojnë më shumë mbi muzikës. 

Klasa Muz ka këngë të posaçme të cilat jo vetëm ndihmojnë në formimim muzikor të fëmijës, por gjithashtu dhe në sjelljet sociale dhe njohuri matematikore. 

Klasa ofrohet një herë në javë për 50 minuta. 

Klasa kushton 7500Lekë për 10 javë. 

Edukimi Kulturor / Edukimi Muzikor

Kjo klasë është ajo çka i duhet çdo muzikanti të ri apo artisti të ri. E organizuar në "Aneksin" e Akademisë Hollywood, kjo klasë ofrohet një herë në javë ku çdo javë përmes videove, këngëve apo performancave live të rinjtë mësojnë mbi artin dhe kulturën botërore. E përshtatshme për moshat mbi 8 vjeç. 

Kori i muzikantëve

Kori i muzikantëve është një klasë që DUHET të ndihqet nga cilido nxënës që merr mësime muzike. 

Jo vetëm që ndihmon në përcjellen e muzikës me anë të zërit, por përveç të mirave që sjell - kori është një vend ideal për t'u njohur dhe me muzikantët e tjerë. Eksperienca tregon që Orët e Kori janë orët më argëtuese për një muzikant. 

Ofrohet një herë në javë. 

Filozofia jonë

Çdo fëmijë duhet t'i jepet mundësia për të luajtur muzikë apo për t'u marrë me arte. 

Kur ju nuk keni mundësi financiare për fëmijët tuaj, dhe fëmija juaj tregon që ka talent dhe dëshirë për të mësuar, jemi ne ata që ju ndihmojmë për të realizuar këtë ëndërr sëbashku. 

Akademia HOllywood

  • Rruga Qemal Stafa 206
  • info@akademiahollywood.com
  • 04 224 7862
  • 069 22 111 58

Njihuni me mësimdhënësit

Ata luajnë instrumenta muzikorë, janë regjisorë apo skenografë, por çfarë i bashkon është dëshira për të ndarë eksperiencën e tyre me brezin e ri.

10421323_10205833710153426_7147336562388480404_n

Erda Kaçeli

Piano, Administrim

dd9587f5-446c-44c3-b70d-dc12a64fdeb1

Klodeta Buzi

Piano, Muz, Administrim

10405312_10203233661797268_6368091009513194931_n

Erjon Medha

Kitarë, Bateri, Jazz

team_4.jpg

Andi Talisker

Administrim