Data e Audicioneve: 19 Nëntor 2017
Vendi i Audicioneve: “Akademia Hollywood” – Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
Na kontaktoni në pensart@akademiahollywood.com

 

PensArt është festivali i parë modern i kitarës ne Shqipëri, i krijuar ekskluzivisht nga Akademia Hollywood për të nxitur nivelin dhe frymën artistike në Tiranë. Nëpërmjet formatit të konkurrimit midis kategorive të ndryshme të moshave PensArt do të rigjallerojë impulsin artistik tek brezat e së ardhmes dhe do të shërbejë si trampolinë në krijimin e projekteve të reja muzikore ku do të përfshihen një pjesë e mirë e pjesëmarrësve. Nisma e këtij organizimi do të shoqërohet me organizime të tjera të të njejtit format ku do të përfshihen disa zhanere instrumentesh me qëllim përfshirjen e një mase të madhe të rinjsh të talentuar e me pasionin për të ushtruar dhe ndjekur pasionet e tyre artistike.

Fazat e Festivalit

 

PensArt do të jetë i organizuar në disa faza për të arritur në natën finale.

Përzgjedhjet do te bëhen nga juria e cila në fazën e parë është e përbërë prej pedagogëve të Akademisë Hollywood, për të vazhduar me emrat surprizë të fazave të tjera

Fituesit për çdo kategori do të ndahen për fitues në Kitarë Shoqëruese (Rhythm Guitar) dhe Kitarë Soliste (Lead Guitar)

PensArt do të ndahet në 3 Kategori:
Kategoria A – nën 14 vjeç
Kategoria B – 14 – 18 vjeç
Kategoria C – 18 – 24 vjeç
Për secilën nga kategoritë përkatëse, do të merret parasysh mosha më datë 19 Dhjetor 2017.

Konkurrentët nën 18 vjeç duhet te jenë të shoqëruar nga prindi në momentin e audicionit, apo të tërheqin formën e autorizimit prindëror pranë Akademisë Hollywood dhe ta sjellin atë të firmosur.

Programi për Audicionin e ditës 19 Nëntor 2017:

Kategoria A – 2 këngë në zhanre të ndryshme me minimumin 4 Akorde
Kategoria B – 2 këngë në zhanre të ndryshme + modulim (solo është opsionale)
Kategoria C – 2 këngë në zhanre të ndryshme + modulim + Solo

!!! Ju lutem merrni kitarat tuaja elektrike ditën e Audicionit!!!!
(nëse nuk keni kitarë elektrike, na shkruani në facebook apo në email)

-Aplikimi për në PensArt është i hapur për çdo jo-profesionist, gjysmë profesionist apo profesionist brenda trevave Shqiptare.
-Datat e aplikimit fillojnë më 30 Tetor 2017, dhe mbyllen më 10 Nëntor 2017.
-Linku i Aplikimit do të postohet më datë 30 Tetor 2017 në orën 07:00.
-Pasi të kemi marrë formularët tuaj të aplikimit, do t’ju njoftojmë me një sms për orën dhe vendin e audicionit, i cili do të jetë më datë 19 Nëntor 2017.

Për më tepër lexoni në Facebook

Për t’u regjistruar, Klikoni këtu: REGJISTROHU Në PENSART

SUKSESE!!!