FAQ

Pyetje Të Shpeshta për Leksionet Muzikore

Leksionet muzikore këshillohen të nisen në moshën e parashkollorit, pasi fëmijë të ketë marrë ketë njohur pak nga matematika si dhe të njohë shkonjat.

Megjithatë, për fëmijët të cilët ende janë në kopsht, mund të lini një takim me një nga pedagogët tanë për të vendosur nëse leksionet muzikore janë të përshtatshme për fëmijët tuaj apo jo.

Në moshat e hershme, fëmija mund të fillojë të mësojë piano, bateri, violinë, dhe mbase kitarë dhe violonçel. Pas moshës 8 vjeçare mund të fillojë dhe instrumentat e frymës.

Po! Çdo të mërkurë dhe të Premte fëmija juaj mund të ndjekë kursin muzikor për të vegjëlit nga mosha 4 vjeçare.

Një leksion muzikor mund të zgjasë nga 30, 45 apo 60 minuta.

Ne sugjerojmë leksionet 30 minutëshe kryesisht për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare, dhe ato 45 minutëshe për adoloshentët dhe të rriturit. Gjithashtu leksionet 60 minuta janë për ata të cilët luajnë programe të Gjata dhe të cilët kanë nevojë për më shumë kohë me pedagogët.

Është shumë e rëndësishme. Stabiliteti i leksioneve sjell një përmirësim dhe një zhvillim më koherent se sa kur leksionet ndiqen herë pas herë.

Po. Nëse doni të mësoni dhe të luani një instrument muzikor, ju keni nevojë të keni një instrument tuajin. 

JU mund të shihni dhe instrumentat që ne kemi për shitje apo të interesoheni në dyqanet që ndodhet në Tiranë.

Ne gjithashtu ofrojmë dhe orë falas studimi për nxënësit tanë.

Ju do luani diçka që në leksionin e parë! Por, për të arritur në lojën muzikore do ju duhen muaj dhe mbase vite. E rëndësishme është dhe studimi i instrumentit në shtëpi.

Po. Krahas mësimeve nxënësit do të njihen me termat teorike që u duhen për lojën e tyre muzikore.

Prindërit mund të qëndrojnë në klasë me fëmijën, të presin në zyrë a oborr, apo si të dëshirojnë ata. 

Disa fëmijë shpërqendërohen kur prindërit janë në klasë, disa të tjerë janë më të përqendruar, e gjitha varet nga fëmija. Megjithatë ju mund të flisni me pedagogun përkatës për këtë.

Një leksion muzikor mund të zgjasë nga 30, 45 apo 60 minuta.

Ne sugjerojmë leksionet 30 minutëshe kryesisht për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare, dhe ato 45 minutëshe për adoloshentët dhe të rriturit. Gjithashtu leksionet 60 minuta janë për ata të cilët luajnë programe të Gjata dhe të cilët kanë nevojë për më shumë kohë me pedagogët.

Sigurisht, çdokush mund të nisë leksionet e muzikës. Nuk ka rëndësi mosha, por më shumë ka rëndësi dëshira dhe përkushtimi. 

Në të vërtetë është e njohur që fëmijët mësojnë shpejt, por ata kanë më shumë nevojë për monitorim dhe për vëzhgim të përhershëm, ndërsa të rriturit kanë eksperienca në të mësuar dhe i kanë idetë më të qarta në atë që duan të arrijnë. Megjithatë vështirësia që haset tek të rriturit, është mosgjetja e një kohe për studim, Apo dhe për të ndjekur kurset rregullisht.

Me këtë në mendje, ne kemi dhe disa paketa të cilat janë kryesisht për të rriturit që nuk mund të ndjekin rregullisht kurset.

Po. Ju mund të flisni pas çdo leksioni me pedagogun apo të shihni me kujdes ato çka kanë marrë në librat dhe fletoret e tyre, dhe do ta ndjeni veten më konfident në ndihmesën e tyre.

Është e rëndësishme që çdo nxënës të marrë instrumentin e tij (përveç pianove dhe baterisë) pasi kështu jo vetëm që ndjehet më rehat në instrumentin e tij, por çdo javë pëson dhe një kontroll dhe akordim nga pedagogu. 

Siç dihet dhe binjakët nuk mësojnë dot kollaj, paçka se kanë të njëjtën moshë, kështu për 2 fëmijë me mosha të ndryshme, do të jetë një zgjidhje më e mirë që ata të kenë mësues dhe orare të ndryshme.

e mendojmë që është më mirë, që secili fëmijë të ketë metodën e tij, të ndryshme për të mos krijuaj konkurrencë dhe mbi të gjitha për t’i bërë kuriozë për librat e njëri tjetrit.

Të gjithë mësuesit kanë metodat e tyre të mësimdhënies, megjithatë për klasat e pianos ne kemi disa metoda të punuara enkas për nxënësit e Akademisë Hollywood si dhe për kitarën kemi përzgjedhur disa nga librat më të mirë që janë në treg.

Me shumë dëshirë! Ne e kuptojmë mundimin që ju keni për të sjellë fëmijët këtu, dhe do bëjmë çka mundemi që fëmijët të kenë të njëjtin orar me pedagogë të ndryshëm.

Të gjithë pedagogët tanë janë të shkolluar në degë artistike dhe muzikore në Shqipëri apo jashtë, dhe kanë eksperiencë në mësimdhënie.

Të gjithë pedagogët janë përzgjedhur në bazë të stilit edukativ që ata përcjellin, referencave si dhe disa eksperiencave si zëvendësues në Akademinë Hollywood, ku kemi marrë dhe pëlqimin e nxënësve dhe prindërve.

Në leksionet muzikore, energjia midis gjithësecilit është shumë e rëndësishme. Shpeshherë nuk mund të ndihemi mirë me një person a me tjetrin, prandaj ne ju sugjerojmë që nëse nuk ndjeheni rehat me një pedagog, të na lajmëroni dhe ne do ju lejmë takim me një apo disa pedagogë të tjerë, gjerisa të ndjeheni mirë me ta.

E mira do të ishte që fëmija Juaj të praktikonte çdo ditë, por të paktën të ketë një minimum të 3 herë në javë. Nëse fëmija juaj nuk praktikon, do të ishte mirë që të konsultoheshit me pedagogun përkatës për të vendosur një sistem për praktikën.

Po, regjistrimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.

Po! Ne besojmë se koncertet janë një eksperiencë e mirë për të gjithë ata që luajnë në instrument, dhe gjatë vitit ne organizojmë disa koncerte akustike, mini koncerte, unplugged dhe koncerte rroku.

Sigurisht! Ne Besojmë që muzika luhet më mirë kur luhet në grup.

Për këtë ne ofrojmë disa kurse në grup të cilat vijnë me tarifa të favorizuara për nxënësit aktualë.

Kurset në grup janë: Rock101, Këndo! Piano, Kitarë, Bateri, muzikë dhome si dhe Teori Muzike.

Po, si gjithmonë duke u konsultuar me ju dhe me pedagogun përkatës.

Kurset në grup ose siç ne i quajmë klasat kolektive janë të hapura për muzikantët e Akademisë Hollywood dhe për nxënës të jashtëm.

Për më tepër mund të lexoni mbi çdo kurs në këtë katalog.

Është e pritshme që një fëmijë të kërkoje të mos bëjë leksione, në momentin që ka disa detyra apo i duket diçka e vështirë. Është pjesë e procesit dhe ne do ju këshillonim që të vendosni së bashku disa qëllime afatshkurtra, të cilat do ta motivojnë fëmijën dhe kështu do t’i rikthehet dëshira për të luajtur muzikë.

Të mësuarit muzikë dhe të luajturit muzikë kërkon disa vite, dhe ne ju sugjerojmë që t’i jepni të paktën 6 muaj fëmijës për të provuar instrumentin, dhe mbase dhe të provojë të marrë pjesë dhe në një koncert.

1 ose 2 leksione janë të pamjaftueshme për të kuptuar nëse i pëlqen muzika apo jo.

Megjithatë, fëmija Juaj dhe ju mund të vini dhe të ndiqni një leksione muzike për të parë se çfarë ndodh. Dhe jo vetëm me një pedagoge, por me të gjithë pedagogët që ne kemi në instrumentin që ju dëshironi.

Blerja e një instrumenti është shumë e rëndësishme, dhe për të ndihmuar fëmijën tuaj, ju sugjerojmë të blini një instrument sapo të mundeni.

Në rastin kur fëmija Juaj nuk do të ndjekë më kurset, një isntrument në shtëpi nuk është kurrë një aksesor i panevojshëm, por dhe në rastin më të keq, ju mund ta rishisni atë.

Gjithashtu, nëse fëmija juaj ndjek kurset e pianos, dhe ju jeni skeptikë në blerjen e një instrumenti, do ju sugjeronim të investonit si fillim në një piano dixhitale të lirë (yamaha piaggiero) e më pas të shihni për një investim tjetër. 

Gjatë vitit shkollor, ne porosisim instrumenta të cilat nxënësit tanë kërkojnë, Mos hezitoni të na pyesni për instrumentat që ne kemi për shitje

Po, Ju mund të vini në 10 minutëshin e fundit të leksionit dhe të shihni se si po zhvillohet, por nuk mund të rrini gjatë gjithë orës së leksionit, pasi mund të intimidoni nxënësit e tjerë.

TARIFAT

Leksionet Individuale në Akademinë Hollywood kanë një pagesë Mujore për periudhën nga e hëna e parë e Shtatorit deri në javën e katërt të Qershorit. Pagesat kryhen çdo fillim muaji. 

Për Periudhën e verës, (java e fundit e Qershorit – javën e fundit të korrikut) aplikohen tarifa për paketa leksionesh nga 4-10 leksione. 

Akademia Hollywood është e mbyllur javën e fundit të korrikut deri në javën e parë të Shtatorit, dhe 24 Dhjetor deri në të hënën e parë të Janarit të çdo viti. 

Leksionet 1 herë në javë, të cilat kanë një orar të përcaktuar çdo herë kanë tarifa të ndryshme mujore në bazë të minutazhit të një leksioni. 

Për leksionet 30 minutëshe: 3600 Lekë në muaj

Për Leksionet 45 minutëshe: 4800 Lekë në muaj

Për leksionet semi – individuale tarifa është 3200 lekë në muaj.  

Këto tarifa janë për periudhën Shtator-Korrik të çdo viti Akademik. (40 javë)

Leksionet 2 herë në javë, të cilat kanë një orar të përcaktuar çdo herë kanë tarifa të ndryshme mujore në bazë të minutazhit të një leksioni. 

Për leksionet 30 minutëshe: 6700 Lekë në muaj

Për Leksionet 45 minutëshe: 9100 Lekë në muaj

 

Për leksionet semi – individuale tarifa është 6400 lekë në muaj.  

Këto tarifa janë për periudhën Shtator-Korrik të çdo viti Akademik. (40 javë)

Planet për të rritur janë për të gjithë studentët apo të rriturit të cilët kanë dëshirë të luajnë një instrument, por koha e tyre është shumë e limituar dhe ata nuk mund të ndjekin leksionet rregullisht. 

Për këtë Akademia Hollywood ofron paketa të ndryshme për leksione 45 minutëshe. 
Paketa prej 5 leksionesh apo 10 leksionesh.