Akademia Hollywood

Qasje të reja në edukimin muzikor

Në 2017 është e rëndësishme që kurset artistike të jenë sa më të kënaqshme dhe të përshtatura për moshën.

Në Akademinë Hollywood, ne mundohemi që t’i përshtatemi sa më shumë nxënësve tanë dhe t’i ndihmojmë ata në këtë rrugëtim artistik që kanë marrë.

Nga mësimi i sotëm, fotografuam këto zara interesantë me të cilët fëmijët luajnë duke ndërtuar masa ritmike.

Për ta është lojë, por në të vërtetë – është lexim ritmik i pastër.

Dhe më besoni, nëse do ua jepja në një letër të shkruar – ata do të ishin jo të motivuar për ta lexuar:)

 


Koncertet përmbyllës të Qershorit

Përshëndetje,

Jemi në 10 ditëshin e parë të Qershorit dhe pak ditë përpara koncerteve tona.

Koncertet do të nisin më datë 10 Qershor në sallën Black Box, ku mund të ndiqni 3 Shfaqje teatrale nga grupet e aktrimit të moshave të ndryshme, si dhe muzikantë klasikë dhe jo klasikë. Ky koncert është titulluar Udhëtim në Hapësirë. 

 

 

 

 

 

 

 

Më datë 15 u ftojmë në sallën e Teatrit të Kukullave ku do të kemi koncertin e parë për shumë fëmijë të cilët sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre në botën e artit si dhe fëmijë të tjerë të cilët kanë pak muaj a vite që luajnë në instrument.  Ky koncert është titulluar Koncerti Veror. 

 

 

 

 

 

 

Më  21 Qershor është dhe koncerti i fundit për sezonin i cili si gjithmonë përkon me Festën Ndërkombëtare të Muzikës, Fête de la Musique. Në këtë koncert janë të gjithë muzikantët e avancuar të cilët luajnë në zhanre të muzikës rrok, pop, etj.

 

 

 

 

 

 

 

Ju kujtojmë që këtu mund të lexoni dhe informacione më të detajuara për përgatitjet përpara koncertit.

Këshilla për prindërit – si të sillemi përpara një koncerti

Dhe nëse doni që fëmija juaj apo ju vetë të jeni më të qetë, mund të shkarkoni këtë dokument dhe të vizatoni se si ndiheni përpara koncertit. si ndihem përpara shfaqjes

 

 

 

Ju urojmë Suksese!!! dhe ju kujtojmë që duke filluar nga java e 12 Qershorit nisin dhe Kampet verore në Akademinë Hollywood.

Për të ditur më shumë për kampet, klikoni mbi foto!

 

 

Një letër nga Beethoveni

Në 1812, një pianiste e re e quajtur Emilie i shkroi idhullit të saj, Ludwig van Beethoven. Kompozitori, i njohur si një njeri që preferonte më së shumti të rrinte vetëm, iu përgjigj me një letër shumë të ëmbël. Shkrimtarja Maria Popova e postoi letrën e Beethoven në Brainpickings, por le të ndalemi tek letra e Beethoven.

E dashura ime Emilie, shoqja ime e mirë!

Mos u mjafto vetëm me studimin e artit, por mundohu t’i shkosh gjer në thellësi të tij; kjo është ajo çka arti meriton, pasi vetëm arti dhe shkenca e ngrejnë njeriun në një nivel të atillë me Zotin. Nëse ndonjëherë, e dashura Emilie, do të doje të dije diçka më shumë, më shkruaj pa hezitim.

Continue reading

Kompozimi i parë i Chopin

 

 

 

 

 

 

Në 1817 kur ishte vetëm 7 Vjeç, Chopin botoi pjesën e tij të parë.
Tani kur flasim që ka botuar pjesën në moshën 7 vjeçare, mund të paramendojmë që Chopin kishte kompozuar që në vegjëli.

Më poshtë gjendet dhe foto për pjesën e tij të parë të cilën ia kish kushtuar Madhërisë së saj, Konteshës Victoire Skarbek.

 

Nëse doni të gjeni partiturën e kësaj pjese të plotë, mund të klikoni në këtë link.

Chopin – Kompozimi i parë. 

 

Më poshtë mund të dëgjoni dhe një video ku luhet polonaise e parë nga Halina Czerny-Stefanska

 

 

Fëmijët dhe koncertet

13413083_1081898061882496_4341292657750330442_n

Si edukuese dhe drejtuese në Akademinë Hollywood shpesh herë gjatë vitit has me faktin që fëmijët që ndjekin kurset në Akademinë Hollywood do të dalin në koncert.

Duket parimisht diçka normale që duhet të bësh. Luan një instrument dhe më pas rrjedhimisht del në skenë.

Por sa e thjeshtë është kjo për fëmijën?

Besoj se nuk është aspak një proces i lehtë. 

Është një proces i vështirë që mbart dhe frikën midis.

Nga mësimi individual me një të panjohur (nëse shohim fëmijët që kanë shumë pak kohë që ndjekin kurset e muzikës) në një dhomë, në daljen në një skenë “Gjigande” (sidomos për ta) është goxha udhëtim, gati gati aventurë më vehte.

Kohë pas kohe, tek Akademia Hollywood i kemi zvogëluar sallat e koncerteve dhe gjithashtu dhe minutazhin e tyre, për të patur një koncert më privat ku ekskluzivisht marrin pjesë vetëm prindërit.

Ajo çka ne si edukues i gëzohemi koncertit është se shohim një stimul shumë të madh tek fëmijët, të cilët tregojnë që dinë të studiojnë (më në fund!!) dhe vijnë të përgatitur.

Ajo çka unë si drejtuese i gëzohem koncertit është që shoh buzëqeshjen e fëmijëve kur mbarojnë dhe prindër të lumtur. Dhe nëse bashkëpunoj me prindër/klientë të lumtur atëhere kjo tregon që do të kem bashkëpunime më të mira me to.

13406806_1082463538492615_7179732729354501043_nPor, unë si ish nxënëse e kurseve të muzikës kam kuptuar që nuk është shumë e drejtë e gjitha kjo.

Për fëmijën është një goxha përgjegjësi. Është krejt i vetëm në një sallë me të panjohur. Dhe kur e lexon këtë fjalinë kështu, qofsh 5, 25 apo 55 vjeç sërish të jep emocione.

Ata duan të tregojnë që kanë mësuar dhe mundohen t’i bëjnë prindërit krenarë, por sa u kushton atyre kjo?

Në këtë proces drejt të panjohurës që ecën një fëmijë, ajo që e motivon të studiojë është frika se mos gabon. Ajo buzëqeshja pasi mbarojnë pjesën e fundit është kënaqësia që më në fund “Mbaroi dhe kjo”, dhe më pas vjen entuziazmi i madh.

Në të vërtetë kjo është një ndjesi e bukur. Ndjesi lirimi. Ndjesi e papërsëritshme.

13442272_1082463835159252_294169666217473388_n

Kështu që do ju kërkoja si një ish nxënëse të mos i shtynit fëmijët që në muajt e parë të dilnin në koncerte.

Prisni gjersa ata të jenë gati mund të dalin dhe ta shijojnë skenën.

Prisni kur ata të dëshirojnë.

Kini parasysh që fëmijët janë shumë të ndikueshëm, por do t’u bëni një nder nëse do të ndiqni ritmin e tyre.

Dhe kur ata të jenë në koncert, unë do jem aty duke i duartrokitur.

Jo vetëm për atë çkanë mësuar në instrument, por për kurajon. Kurajon dhe përqëndrimin e veçantë që kanë fituar.

 

 

 

-klodeta

Kënga e Sikilos – më e vjetra në botë

epitaph_of_seikilos-tif Melodia e “Këngës së Sikilos” është kompozimi i plotë më i vjetër që njohim gjeri më sot, dhe është e gdhendur si epitaf në një gur varri në qytetin e Tralles pranë Aydin në Turqi.

Teksti thotë:

Për sa jeton, ndriçon

Pikëllimi mos të të zejë

jeta zgjat shumë pak

dhe koha kërkon një fund.

 

 

Mendohet që këndo të jetë shkruar për Euterpe, gruan e Seikilos.lossy-page1-218px-seikilos1-tif
Epitafi përmban dhe shenja dhe simbole të cilat tregojnë melodinë.
Pikërisht këtë punë kanë bërë muzikologët e sotëm të cilët e kanë rishkruar për t’u luajtur nga muzikantët.