akademiahollywood

Muzika është lojë!

Të luajturit muzikë që në fëmijëri jo vetëm i ndihmon fëmijët që të arrijnë të shijojnë muzikën më lehtë, por edhe i ndryshon atyre dhe ndërlidhjet në sistemin qendror; këto ndryshime përcjellin zhvillime konjitive të mëtejshme.
Muzika, në fëmijërinë e hershme ndryshon trurin në mënyrë të atillë që edhe si një adult “fëmija muzikant”  të arrijë rezultate më progresive sesa adultët e tjerë që nuk kanë background muzikor. Continue reading

Ndihmoni për të blerë një piano profesionale për Akademinë e Arteve

Akademia e Arteve ka nevojë për ju!

Prej shumë vitesh nuk ka një piano profesionale të mirëfilltë për artistët që të luajnë.

Në faqen e grepi.al mund të kontribuoni dhe ju për të bërë të mundur këtë blerje kaq të rëndësishme për botën e artit shqiptar. Emri juaj do të vendoset në foton e pianos me emrin e të gjithë kontribuesve.

 

Continue reading

Kujtesa e Muskujve

10343652-learn-piano-online-at-pianoamorenet

Kur ju bëni të njëjtën lëvizje për një kohë të gjatë, veprimi bëhet më i lehtë me kalimin e kohës . Ju filloni ta bëni atë veprim pa u menduar, gati- gati në mënyrë instiktive .

Kjo quhet kujtesa e muskujve; Kujtesë e muskujve do të thotë se shumë prej lëvizjeve tona janë të “programuar”, si psh kur ne ecim: pavarësisht nëse jemi duke folur apo jo, ne vazhdojmë të ecim në mënyrë të pavetëdijshme, duke përsëritur kështu të njejtin veprim, pa u menduar realisht për të.

Kujtesa e muskujve nuk është një kujtim i ruajtur në muskuj por një ndër kujtimet që ruhet në tru dhe në mënyrë instiktive sinjali tejçohet tek lëvizja e kryer.

Kur pianistë fillojnë të luajnë pjesë muzikore të dëgjuara që i kanë luajtur dikur, gishtat e tyre fillojnë të luajnë duke e ndjekur muzikën vetëvetiu. Shpesh, sikurse i ndodh të gjithëve, mund të mos na kujtohen notat, por ndërkohë gishtat vazhdojnë luajnë.

Shumica e pianistëve me përvojë mund të luajnë pjesë pa u menduar për to, në mënyrë të tillë që të jenë të përqëndruar më shumë tek faktorë të tjerë të performancës së tyre, si psh ekspresiviteti e muzikaliteti.

Ky fakt sugjeron se perceptimi i muzikës është i lidhur ngushtë me kujtesën e muskujve.

Studimet tregojnë se pianistë me përvojë përdorin kujtesën e muskujve më pak se pianistë të papërvojë, kur bëjnë lëvizje komplekse të duarve.

Por, ka edhe raste kur muzikantët bëjnë gabime kur janë duke mësuar një pjesë, kështu që nëse nuk e korigjoni gabimin tuaj, rrezikoni që kujtesa e muskujve të mësohet me nota të gabuara, në mënyrë të tillë ju do ta keni më të vështirë të korigjoni gabimin tuaj. Gati-gati e gjithë praktika juaj do të përqëndrohet tek të mësuarit e gishtave me versionin e saktë të pjesës, pra duke korigjuar kujtesën e muskujve.

Është më e lehtë për të mësuar diçka në mënyrën e duhur që herën e parë se sa për ta korigjuar atë kur ju e keni të memorizuar në kujtesën e muskujve.

Nëse jeni duke praktikuar një pjesë në mënyrë të vazhdueshme, ideja është se ju do të përmirësoheni.

“Praktika ju bën të përsosur “, mund të jetë një sllogan i saktë, sepse sa më shumë që ju të praktikoni diçka, aq më shumë ruhet informacioni i veprimit tuaj në kujtesën proceduriale dhe truri juaj mund të shpejtojë udhëzimin e muskujve për të kryer veprimin. Por, mos harroni anën negative nëse e mësoni pjesën gabim.

Prandaj, kur të doni të mësoni për të luajtur një pjesë mirë, ndajeni pjesën në pjesë më të shkurtra dhe ngadalë filloni duke i praktikuar ato. Gjithashtu, mos harroni të jeni të jetë duruar gjatë praktikës.

Studim të mbarë!

 

 

Përgatiti: G. S.