beatles

3. John Lennon – Imagine

Nga seria e 10 këngëve më të mira nga Rolling Stones 

John Lennon e shkroi Imagine, pjesën e tij më të bukur muzikore, një mëngjes të hershëm të 1971 në shtëpinë e tij në Ascot, Angli.
Bashkëshortja e tij, Yoko Ono pa sesi Lennon u ul në pianon e tij të bardhë, që tashmë njihet nga filmat dhe fotot e shumtë që u bënë në nder të këngës Imagine. Ai përfundoi këngën me akorde progresive, melodi të paqtë dhe pothuajse të gjithë tekstin me 22 vargje të drejtpërdrejta që flisnin mbi besimin në njerëzim, fuqinë e bashkimit, si dhe fuqinë e imagjinatës dhe të qëllimit për të rregulluar botën ku jetojmë.
“Nuk është se ai mendoi, `oh kjo këngë do të kthehet në himn” tha Ono, “Imagine ishte thjesht ajo që John besonte që ne jemi: një shtet, një botë, një popull. Ai donte ta shpërndante këtë ide.”
Kjo ide e tija nuk qëndronte vetëm: Arti i Onos para dhe pasi njohu Lennon në 1966 përjetoi fuqinë transformuese të ëndrrave. Continue reading

08. The Beatles – Hey Jude

 

Hey Jude ishte hiti që zuri vendin e parë në klasifikimet botërore për rreth 9 javë! Gjatë periudhës së regjistrimit, producenti i The Beatles, George Martin, kundërshtoi zgjatjen e këngës duke pretenduar se DJ-të nuk do e luanin si këngë. “Do ta luajnë nëse e këndojmë ne!” kundërshtoi John Lennon. Continue reading