facebook

/eshtunarrok – E shtuna e Rrokut

E shtuna rrokut është për të gjithë muzikantët që dëshirojnë të zhvillojnë muzikalitetin e tyre.
E ndarë në tre nivele e shtuna e rrokut organizohet si një aktivtet me muzikë live, teori dhe workshope.

 

E ndarë në tre nivele  – e shtuna e rrokut është për të gjithë të rinjtë që duan të përmirësojnë lojën e tyre në instrumentet bazë të rrokut

Kitarë

Bass

Bateri

Organo

Këngë

 

Me workshope nga 60-120 Minuta plus koncerte gjatë gjithë vitit.

EShtunaRrok është e shtuna juaj

14125476_1134227339948480_6959453188499053565_o
E shtuna RROK – Workshope për muzikantë

Pushimet dhe praktika në instrument

Mësuesja ime e pianos çdo vit para se të merrja pushimet e stinës së verës më thoshte:”Nëse e lë pianon një javë, të ka lënë për një muaj”.
Edhe unë në atë kohë, nuk doja fort t’ia dija se ç’thoshte mësuesja ime, vazhdoja me planet e mia të pushimeve dhe mendoja se të praktikuar e pianos në këtë përiudhëe bënte stinën e verës më pak verë, e bënte pushimin jo më pushim, por mësim.

Por, një muaj kalonte shpejt e pastaj kur i rikthehesha pianos përballesha me tinguj jo fort të këndshëm dhe gabime jo shumë produktive. Mërzitesha, frustrohesha, nervozohesha se pse ndihesha kaq e huaj përballë një imazhi kaq familjar. Them imazh, sepse në të vërtetë ajo që kam realizuar me kalimin e kohës ishte që në fakt, instrumenti që kishte qënë kaq i brendësuar prej meje, kishte humbur ndjesinë fizike të prekjes sime si pasojë e “pushimeve”. Continue reading

Si të motivoni fëmijët për të studiuar

 

Midis shumë detyrave që një prind punon për të kurset e muzikës të fëmijës së tij (zgjedhja e instrumentit, përzgjedhja e mësuesit, etj) pjesa më e vështirë ngelet studimi i fëmijës, pra të ulësh fëmijën për të studiuar atë instrument.

Është një moment shumë kritik ky në mardhënien e fëmijës me instrumentin pasi mund të ndikojë edhe negativisht.

Rregulli që kemi hasur më së tepërmi është ai i studimit 30 minuta çdo ditë për fillestarët me prespektivën për ta rritur çdo vit minutazhin. Continue reading

Koncert Pianistik – 13 Qershor 2015

Mbi 40 pianistë janë duke u përgatitur për koncertin e fundit pianistik për sezonin akademik 2014-2015.

Këtë 13 Qershor, në sallën e Black Box pranë Akademisë së Arteve, mund të vini e të dëgjoni ecurinë e nxënësve/pianistë të Akademisë Hollywood.  Continue reading