festa e muzikes

Festa e Muzikës

Jemi shumë të gëzuar që pas 6 vitesh pune për Festën e Muzikës, apo Fête de la Musique, këtë vit me ndihmën e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës po realizojmë atë çka kishim ëndërruar gjithmonë:

Një festë Muzike në të gjithë Qytetin e Tiranës.
Të enjten më 23 Qershor, 9 Sheshe të Tiranës do të kenë Koncerte pasdite – Tirana do të gëlojë nga Muzika!!!

Akademia Hollywood do të luajë tek Sheshi Nënë Tereza dhe gjithashtu tek Amfiteatri!!

Ejani të festojmë FETE DE LA MUSIQUE EN ALBANIE!!!!

Sheshi Nënë Tereza

19:00 Akademia Hollywood

20:00 Dobs

20:30 Road to Nowhere

21:00 PMS

13522037_1085179944887641_7737165626968881277_n

FESTA E MUZIKËS NË TIRANË – ROCKFEST

Për të 5tin vit rradhazi, Akademia Hollywood feston me shumë nxënës dhe ish nxënës të saj festën ndërkombëtare të muzikës, Fête de la Musique.

 

Mbi 30 muzikantë do të ngjiten në skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës për të luajtur muzikë e për të festuar këtë ditë kaq të dashur për ne.

Continue reading

Rifillon ROCK101!

ROCK101!

Nuk kish si të mungonte edhe këtë vit akademik në Akademinë Hollywood, klasa në grup e ROCK101! Pikërisht kjo orë është një ndër diferencat më të rëndësishme midis Akademisë Hollywood e institucioneve të tjera që ofrojnë kurse muzike. Akademia Hollywood në të gjithë vitet e saj, u ka ofruar studentëve që përveç marrjes së kurseve tradicionale, të kenë dhe këtë mundësi të artë! Continue reading