kitare

Mësimdhënia!

Mësimdhënia “Shenja më e thellë e dijes së plotë është fuqia e të dhënit të dijes.” – Aristoteli
                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Marr shkas nga kjo thënie e Aristotelit për të shkruar e reflektuar mbi kënaqësitë e mësimdhënies.
E ndjeni ende ndjesinë që kishit me nxënësin tuaj të parë? Emocioni juaj ishte kaq I fuqishëm përballë një individi që kërkonte të merrte më të mirën e asaj që ju dinit.

Emocioni teksa të erdhi nxënësi  i pabindur, ai rebeli që nuk bie dakort për asgje; Ai i cili shpesh herë të sfidonte dhe ti dukej se nuk gjeje dot gjuhën e përbashkët me të.

Ti, ditë pas dite, mësim pas mësimi arrite të zbuloje dhe tek studenti i vështirë më të mirën e tij, të zbuloje e madje dhe të gjeje formën e duhur të komunikimit.
Ashtu pak e nga pak ti i dhe trajtë një individi tjetër; Në fillim me marrjet e gojës sikur të ishe duke dhënë provim, pastaj me emocionet e të parit rezultate tek student yt, e në fund teksa shikoje suksesin e tij, ti ndjeje krenari që ndihmove të ishe pjesë e rritjes së këtij individi.  Continue reading

Koncerti Akustik i Klasave të Kitares.

                                                                                                      Koncerti Akustik i Klasave të Kitares

Koncerti i klasave të kitares fillonte në orën 7:00, por që në 6 stafi administrativ e profesorët ishin aty, të gatshëm për të ndihmuar në çdo nevojë që do të hasnim.
Pas profesorëve nxënësit filluan të vinin sëbashku me famijlet e tyre për të akorduar kitarat si dhe për të marrë udhëzimet e fundit nga profesorët. U dallua qartë fryma e bashkëpunimit dhe nuk kishim sesi të mos e vlerësonim këte fakt. 10629633_764545783617727_2377752358984764985_n

 

Pas një investimi intensiv e  të gjatë nga profesorët e Akademisë Hollywood: Elinori, Erjoni, Juli dhe Ladi; si dhe nga përgatitja e studentëve të shkollës sonë, prezantimi i studentëve ishte në nivele të larta.

Ishim të lumtur teksa dëgjonim sesa shumë kishin përparuar studentët tanë dhe sesi puna e të gjithëve ne u demonstrua më së miri nga performancat e tyre.
Koncerti nisi i qetë duke filluar me studenten e parë, e cila pas vetëm dy muaji kurs arriti të tregonte rezultate fantastike. E kështu, njëri pas tjetrit së bashku me profesorët e tyre përkatës studentët luajtën pjesët që kishin zgjedhur. Krenaria e prindërve dhe e profesorëve ishte e dallueshme në çdo notë që secili prej nxënësve luante.

 

10533033_764544036951235_4397081612673640528_nGjatë koncertit u dhanë edhe njoftime të rëndësishme siç ishte dhe ai i donacioneve për shtëpinë e foshnjes në Sauk “Hannah & Rozafa”, detaje mbi koncertin akustik të klasave të pianos si dhe u njoftuan të gjithë për Bredhin e Akademisë Hollywood.

Në fund të 60 minutave plot emocion dhe një koncerti produktiv, u shpërndanë dhe çertifikatat për secilin nga nxënësit.
Faleminderit të gjithëve për këtë natë festive!