klodeta buzi

Koncerti Pianistik – 13 Qershor 2015

Koncerti Pianistik i datës 13 Qershor 2015, u zhvillua në sallën e Black Box në Akademinë e Arteve.

Ky ishte dhe koncerti i fundit i këtij viti akademik për studentët e klasave të pedagogëve Erda Kaçeli, Iris Hasani, Klodeta Buzi, Luis Kapllanaj, Lekë Spathari dhe Gresa Sulstarova.

Nga numri i madh i studentëve pjesëmarrës lindi nevoja që koncerti të ndahej në 3 momente kryesore.  Continue reading

Si të motivoni fëmijët për të studiuar

 

Midis shumë detyrave që një prind punon për të kurset e muzikës të fëmijës së tij (zgjedhja e instrumentit, përzgjedhja e mësuesit, etj) pjesa më e vështirë ngelet studimi i fëmijës, pra të ulësh fëmijën për të studiuar atë instrument.

Është një moment shumë kritik ky në mardhënien e fëmijës me instrumentin pasi mund të ndikojë edhe negativisht.

Rregulli që kemi hasur më së tepërmi është ai i studimit 30 minuta çdo ditë për fillestarët me prespektivën për ta rritur çdo vit minutazhin. Continue reading

E bukura e të mësuarit

Sa e bukur është ndjesia e të mësuarit dhe sa e mrekullueshme është.

Po përdor fjalën mrekulli, pasi edhe pse është një proçes i përdor nga thuajse të gjithë qëniet humane, sërish ka një magji në rrugëtimin e saj.

Kjo ide më erdhi dje tek po dëgjoja një nga nxënëset e mia e cila po luante një pasazh me oktava nga Mozart.  Continue reading

Koncert Pianistik – 13 Qershor 2015

Mbi 40 pianistë janë duke u përgatitur për koncertin e fundit pianistik për sezonin akademik 2014-2015.

Këtë 13 Qershor, në sallën e Black Box pranë Akademisë së Arteve, mund të vini e të dëgjoni ecurinë e nxënësve/pianistë të Akademisë Hollywood.  Continue reading

Intervistë me pedagogen e pianos, Klodeta Buzi

Për çdo buletin të Akademisë Hollywood ne zgjedhim të intervistojmë pedagogë të ndryshëm. Këtë herë është Klodeta Buzi pedagoge dhe drejtuese e institucionit tonë.

1. Si erdhi piano në jetën tuaj?

ishte një rastësi. Një paradite një mësuese piano po më shihte tek luaja dhe reagoja me moshatarët dhe u kuriozua për të më provuar nëse kisha të dhëna për muzikë.

Pas disa ditësh u ritakuam dhe ajo më bëri një test të thjeshtë dhe këmbënguli që unë të filloja studimet për piano e ajo të ishte mësuesja ime  

Continue reading