kurse muzike

Keni një grup muzikor? Si ta promovoni atë në Facebook!

1. Ndërtoni një FAN PAGE (MUSICIAN) në facebook për grupin tuaj.

 

2. Mundohuni që të jeni të regjistruar në mediat sociale: Instagram, Facebook Fan Page, Twitter, Youtube, LastFM, etj. Pas krijimit të tyre, ju duhet të postoni LINKS për të gjitha këto faqe.  Psh. Në bion tuaj në Facebook, në fund mund të postoni LINKS për në Instagram, Twitter dhe faqet e tjera sociale në të cilat ekziston grupi juaj.

 

3. Ndërtoni një logo! Nëse nuk e keni gjetur ende logon tuaj, atëhere vendosni logot më të mira që keni menduar dhe pyesni fansat që të zgjedhin të preferuarën e tyre.  Continue reading

Pushimet dhe praktika në instrument

Mësuesja ime e pianos çdo vit para se të merrja pushimet e stinës së verës më thoshte:”Nëse e lë pianon një javë, të ka lënë për një muaj”.
Edhe unë në atë kohë, nuk doja fort t’ia dija se ç’thoshte mësuesja ime, vazhdoja me planet e mia të pushimeve dhe mendoja se të praktikuar e pianos në këtë përiudhëe bënte stinën e verës më pak verë, e bënte pushimin jo më pushim, por mësim.

Por, një muaj kalonte shpejt e pastaj kur i rikthehesha pianos përballesha me tinguj jo fort të këndshëm dhe gabime jo shumë produktive. Mërzitesha, frustrohesha, nervozohesha se pse ndihesha kaq e huaj përballë një imazhi kaq familjar. Them imazh, sepse në të vërtetë ajo që kam realizuar me kalimin e kohës ishte që në fakt, instrumenti që kishte qënë kaq i brendësuar prej meje, kishte humbur ndjesinë fizike të prekjes sime si pasojë e “pushimeve”. Continue reading

E bukura e të mësuarit

Sa e bukur është ndjesia e të mësuarit dhe sa e mrekullueshme është.

Po përdor fjalën mrekulli, pasi edhe pse është një proçes i përdor nga thuajse të gjithë qëniet humane, sërish ka një magji në rrugëtimin e saj.

Kjo ide më erdhi dje tek po dëgjoja një nga nxënëset e mia e cila po luante një pasazh me oktava nga Mozart.  Continue reading

Akademia Hollywood në 5 vjet – Foto dhe Video

Kjo video është postuar në koncertin e 5 vjetorit të Akademisë Hollywood, e cila u festua me një koncert në sallën Black Box më 15 Janar 2014.
Është një nga videot që kemi më për zemër.
Ajo çka vihet re më shumë, janë buzëqeshjet e gjithësecilit:)
Ju falenderojmë shumë që keni zgjedhur Akademinë Hollywood për t’u muzikuar!  Continue reading