leksione muzike

Intervistë me profesor Ladin

Intervista me profesor Vladimir Totën.

Si ka lindur dashuria për instrumentin tuaj dhe muzikën në tërësi ?

Dëshira për t’u marrë me muzikë me lindi rreth moshës 10 vjeç. Në shtëpinë e xhaxhait kishte shumë instrumenta muzikorë pas të cilëve gjithmonë kuriozohesha, por ishte kitara ajo që më tërhoqi më tepër: Gati-gati si një forcë magnetike!

Continue reading

Rëndësia e leksioneve të muzikës

10341516_664530606952579_8345684851944339997_nStudiues kanë arritur në përfundimin se fëmijët që marrin leksione muzikë kanë një zhvillim më ndryshe të sistemit nervor dhe kanë një përmirësim në kujtesë gjatë rrjedhës së një viti, në krahasim me fëmijët që nuk kanë qasje në leksionet e muzikës apo artit.

. Dr Laurel Trainor, Profesor i Psikologjisë, Neuroshkencës dhe Sjelljes në Universitetin McMaster tregon: “Fëmijët që studiojnë muzikë për një vit rrisin aftësitë muzikore më shumë se fëmijët që nuk studiojnë muzikë, por kjo është e pritshme. Nga ana tjetër, është shumë interesante se fëmijët që marrin mësime muzike prej më shumë se një viti, përmirësojnë kujtesën në tërësi, pra jo vetëm aftësitë e tyra muzikore, por dhe aftësi të tjera si shkrimin, kujtesën verbale, kujtesën vizuale, logjikën në matematikë dhe një IQ më të lartë, në krahasim me fëmijët që nuk i kanë këto qasje. Mësimi i muzikës apo i një instrumenti ka efekt mbi mënyrën se si sistemi nervor bën lidhjen me funksionimin konjitiv të memories dhe vëmendjes.”

Dr Laurel Trainor , Profesor i Psikologjisë, Neuroshkencës dhe Sjelljes në Universitetin McMaster.

Në një studim të ngjashëm të botuar në revistën Newsweek, tregohet se gjatë viteve të hershme të zhvillimit, neuronet e trurit të fëmijëve janë duke u “lidhur “. Këto lidhje ofrojnë një dritare mundësie e cila nuk duhet humbur që fëmija të arrijë në potencialin e tij të plotë. “Qarqet në rajone të ndryshme të sistemit nervor piqen në kohë të ndryshme. Si rezultat, qarqe të ndryshme janë më të ndjeshëm ndaj përvojave të jetës, në mosha të ndryshme. Ndaj, jepni fëmijëve tuaj mundësinë e përvojave që ata kanë nevojë, kur ata kanë nevojë për atë… dhe çdo gjë është e mundur!”