muzika rock

Pushimet dhe praktika në instrument

Mësuesja ime e pianos çdo vit para se të merrja pushimet e stinës së verës më thoshte:”Nëse e lë pianon një javë, të ka lënë për një muaj”.
Edhe unë në atë kohë, nuk doja fort t’ia dija se ç’thoshte mësuesja ime, vazhdoja me planet e mia të pushimeve dhe mendoja se të praktikuar e pianos në këtë përiudhëe bënte stinën e verës më pak verë, e bënte pushimin jo më pushim, por mësim.

Por, një muaj kalonte shpejt e pastaj kur i rikthehesha pianos përballesha me tinguj jo fort të këndshëm dhe gabime jo shumë produktive. Mërzitesha, frustrohesha, nervozohesha se pse ndihesha kaq e huaj përballë një imazhi kaq familjar. Them imazh, sepse në të vërtetë ajo që kam realizuar me kalimin e kohës ishte që në fakt, instrumenti që kishte qënë kaq i brendësuar prej meje, kishte humbur ndjesinë fizike të prekjes sime si pasojë e “pushimeve”. Continue reading

Rifillon ROCK101!

ROCK101!

Nuk kish si të mungonte edhe këtë vit akademik në Akademinë Hollywood, klasa në grup e ROCK101! Pikërisht kjo orë është një ndër diferencat më të rëndësishme midis Akademisë Hollywood e institucioneve të tjera që ofrojnë kurse muzike. Akademia Hollywood në të gjithë vitet e saj, u ka ofruar studentëve që përveç marrjes së kurseve tradicionale, të kenë dhe këtë mundësi të artë! Continue reading