muzikante

Kompozimi i parë i Chopin

 

 

 

 

 

 

Në 1817 kur ishte vetëm 7 Vjeç, Chopin botoi pjesën e tij të parë.
Tani kur flasim që ka botuar pjesën në moshën 7 vjeçare, mund të paramendojmë që Chopin kishte kompozuar që në vegjëli.

Më poshtë gjendet dhe foto për pjesën e tij të parë të cilën ia kish kushtuar Madhërisë së saj, Konteshës Victoire Skarbek.

 

Nëse doni të gjeni partiturën e kësaj pjese të plotë, mund të klikoni në këtë link.

Chopin – Kompozimi i parë. 

 

Më poshtë mund të dëgjoni dhe një video ku luhet polonaise e parë nga Halina Czerny-Stefanska

 

 

Pushimet dhe praktika në instrument

Mësuesja ime e pianos çdo vit para se të merrja pushimet e stinës së verës më thoshte:”Nëse e lë pianon një javë, të ka lënë për një muaj”.
Edhe unë në atë kohë, nuk doja fort t’ia dija se ç’thoshte mësuesja ime, vazhdoja me planet e mia të pushimeve dhe mendoja se të praktikuar e pianos në këtë përiudhëe bënte stinën e verës më pak verë, e bënte pushimin jo më pushim, por mësim.

Por, një muaj kalonte shpejt e pastaj kur i rikthehesha pianos përballesha me tinguj jo fort të këndshëm dhe gabime jo shumë produktive. Mërzitesha, frustrohesha, nervozohesha se pse ndihesha kaq e huaj përballë një imazhi kaq familjar. Them imazh, sepse në të vërtetë ajo që kam realizuar me kalimin e kohës ishte që në fakt, instrumenti që kishte qënë kaq i brendësuar prej meje, kishte humbur ndjesinë fizike të prekjes sime si pasojë e “pushimeve”. Continue reading

Si të ndërtosh një plan pune!

Prapë vonë me detyrat? 

Si të ndërtosh një plan pune!

 Në marrëdhënie pune ose shkolle gjithmonë gjendemi përpara detyrave me afate kohore të përcaktuara, ama shpeshherë ndodhemi një ditë përpara afatit të dorëzimit me një gotë kafeje në dorë dhe me shprehjen “Mos më flisni, kam shumë punë!”

Sa herë kam për të dorëzuar diçka (detyrë a projekt) e cila kërkon disa javë kohë, e kam të pamundur mos të shtyj gjithçka për në javën ose ditën e fundit. Dhe ndodh të përjetoj gjendje ankthi e paniku kur zbuloj që koha ecën më shpejt në këto “ditët e fundit”. 

Jam e bindur që shumë nga ata që po e lexojnë këtë artikull kanë qënë të paktën një herë në pozitën time. Dorëzimi në kohë i një pune të prapambetur është një stres më vehte që nuk ia vlen. Continue reading

Muzika është lojë!

Të luajturit muzikë që në fëmijëri jo vetëm i ndihmon fëmijët që të arrijnë të shijojnë muzikën më lehtë, por edhe i ndryshon atyre dhe ndërlidhjet në sistemin qendror; këto ndryshime përcjellin zhvillime konjitive të mëtejshme.
Muzika, në fëmijërinë e hershme ndryshon trurin në mënyrë të atillë që edhe si një adult “fëmija muzikant”  të arrijë rezultate më progresive sesa adultët e tjerë që nuk kanë background muzikor. Continue reading

Treg për instrumentat muzikorë

Nëse keni instrumenta muzikorë të përdorur dhe doni t’i shisni apo t’i dhuroni.

Nëse keni partitura muzikore që nuk i dëshironi më,

 

Na shkruani në Facebook  ose në akademiahollywood at gmail.com për ofertat tuaja.

Ne do t’i postojmë ato në faqen tonë të facebook, ku ka shumë muzikantë që janë miqtë tanë.  Continue reading