plan muzikor

Si të ndërtosh një plan pune!

Prapë vonë me detyrat? 

Si të ndërtosh një plan pune!

 Në marrëdhënie pune ose shkolle gjithmonë gjendemi përpara detyrave me afate kohore të përcaktuara, ama shpeshherë ndodhemi një ditë përpara afatit të dorëzimit me një gotë kafeje në dorë dhe me shprehjen “Mos më flisni, kam shumë punë!”

Sa herë kam për të dorëzuar diçka (detyrë a projekt) e cila kërkon disa javë kohë, e kam të pamundur mos të shtyj gjithçka për në javën ose ditën e fundit. Dhe ndodh të përjetoj gjendje ankthi e paniku kur zbuloj që koha ecën më shpejt në këto “ditët e fundit”. 

Jam e bindur që shumë nga ata që po e lexojnë këtë artikull kanë qënë të paktën një herë në pozitën time. Dorëzimi në kohë i një pune të prapambetur është një stres më vehte që nuk ia vlen. Continue reading