praktikë

Harrojeni Talentin: Puna cilësore është rruga drejt suksesit!

girl_violin_practice
Si u bë Mozart aq i madh? Po Bobby Fischer? Po Serena Williams?

Përgjigjia qëndron në shkallët e arritjes humane.
Në njërën anë: Talenti i lindur. Në tjetrën: shumë punë.
Shumë bien dakord që suksesi qëndron në një drejtpeshim midis tyre. Por, Anders Ericsson nuk mendon kështu.

Ericsson për dekada ka studiuar fuqinë e studimit (praktikës), dhe në librin e tij të ri “Peak, Secrets from the new science of Expertise”,
shkruar së bashku me Robert Pool, ai argumenton që “talenti” është zakonisht një histori që e tregojmë për të justifikuar dështimet tona, apo për të mbrojtur fëmijët nga një mundësi dështimi.
Ai shkruan në libër:
Kjo është një anë e errët në të besuarit e talentit të lindur. Mund të shkaktojë një prirje për të pretenduar që disa njerëz kanë një talent për diçka dhe të tjerët nuk e kanë dhe që mund ta bëjmë këtë diferencim shumë herët. Continue reading