rockfest

Festa e Muzikës

Jemi shumë të gëzuar që pas 6 vitesh pune për Festën e Muzikës, apo Fête de la Musique, këtë vit me ndihmën e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës po realizojmë atë çka kishim ëndërruar gjithmonë:

Një festë Muzike në të gjithë Qytetin e Tiranës.
Të enjten më 23 Qershor, 9 Sheshe të Tiranës do të kenë Koncerte pasdite – Tirana do të gëlojë nga Muzika!!!

Akademia Hollywood do të luajë tek Sheshi Nënë Tereza dhe gjithashtu tek Amfiteatri!!

Ejani të festojmë FETE DE LA MUSIQUE EN ALBANIE!!!!

Sheshi Nënë Tereza

19:00 Akademia Hollywood

20:00 Dobs

20:30 Road to Nowhere

21:00 PMS

13522037_1085179944887641_7737165626968881277_n

Rockfest – Fête de la Musique – 20 Qershor 2015

Rockfesti për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, për të pestin vit, u festua edhe në Tiranë nga Akademia Hollywood. Edhe këtë vit, Rockfest u zhvillua në mjediset e Amfiteatrit të Liqenit. Në datën 20 Qershor, të rinj e të reja, prindër dhe profesorë u vendosën në shkallët e Amfiteatrit në pritje të performancave që do të sillte Rockfest – Fête de la Musique. Continue reading

Çfarë është ROCKFEST?

 

Kur hyn në hollin e Akademisë Hollywood në të tri faqet e murit gjenden plot korniza me foto nga posterat e shumë aktiviteteve që kjo Akademi ka organizuar ndër vite. Kornizat më të mëdha i përkasin Rockfest-it. Këtë emër ky koncert e ka fituar në vitin 2011 në koncertin e organizuar tek Mumja.

Paskëtaj, morri një përmasë ende më të madhe. Data e Rockfestit të sezonit veror u la të ishte gjithmonë data e Festës Ndërkombëtare të Muzikës. (Fête de la Musique).  Continue reading

FESTA E MUZIKËS NË TIRANË – ROCKFEST

Për të 5tin vit rradhazi, Akademia Hollywood feston me shumë nxënës dhe ish nxënës të saj festën ndërkombëtare të muzikës, Fête de la Musique.

 

Mbi 30 muzikantë do të ngjiten në skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës për të luajtur muzikë e për të festuar këtë ditë kaq të dashur për ne.

Continue reading

Kalendari Kulturor në Tiranë, muaji Qershor 2015

Në çdo muaj, në buletinin e Akademisë Hollywood i kushtojmë një rubrikë të veçantë aktiviteteve kulturore në Tiranë.
Meqënëse sezoni veror po afron, disa prej qëndrave kulturore janë mbyllur që në muajin Qershor deri në Shtator të 2015. Continue reading

Përpara koncertit – këshilla për prindërit!

Përpara koncertit? Çfarë duhet të bëjmë?

Koncertet janë shumë të rëndësishme në jetën e fëmijëve tuaj. Është momenti ku ata gjenden përpara jush dhe përpara pedagogut e shumë njerëzve të panjohur, e u duhet të luajnë çka kanë përgatitur. Këtu do të gjeni disa pika për të ndihmuar fëmijën tuaj që të jetë gati për koncert  Continue reading

Rifillon ROCK101!

ROCK101!

Nuk kish si të mungonte edhe këtë vit akademik në Akademinë Hollywood, klasa në grup e ROCK101! Pikërisht kjo orë është një ndër diferencat më të rëndësishme midis Akademisë Hollywood e institucioneve të tjera që ofrojnë kurse muzike. Akademia Hollywood në të gjithë vitet e saj, u ka ofruar studentëve që përveç marrjes së kurseve tradicionale, të kenë dhe këtë mundësi të artë! Continue reading