shkollë muzike

Intervistë me pedagogen e pianos, Klodeta Buzi

Për çdo buletin të Akademisë Hollywood ne zgjedhim të intervistojmë pedagogë të ndryshëm. Këtë herë është Klodeta Buzi pedagoge dhe drejtuese e institucionit tonë.

1. Si erdhi piano në jetën tuaj?

ishte një rastësi. Një paradite një mësuese piano po më shihte tek luaja dhe reagoja me moshatarët dhe u kuriozua për të më provuar nëse kisha të dhëna për muzikë.

Pas disa ditësh u ritakuam dhe ajo më bëri një test të thjeshtë dhe këmbënguli që unë të filloja studimet për piano e ajo të ishte mësuesja ime  

Continue reading

Muzika është lojë!

Të luajturit muzikë që në fëmijëri jo vetëm i ndihmon fëmijët që të arrijnë të shijojnë muzikën më lehtë, por edhe i ndryshon atyre dhe ndërlidhjet në sistemin qendror; këto ndryshime përcjellin zhvillime konjitive të mëtejshme.
Muzika, në fëmijërinë e hershme ndryshon trurin në mënyrë të atillë që edhe si një adult “fëmija muzikant”  të arrijë rezultate më progresive sesa adultët e tjerë që nuk kanë background muzikor. Continue reading

6 vjetori i Akademisë Hollywood

Më 15 Janar të 2009 në një shtëpi përdhese në Tiranë, u hapën dyert e asaj që do të ishte shumë shpejt “shtëpiza” e shumë të rinjve shqiptarë. E quajtur dikur “Hollywood 206” për shkak të adresës sonë në rrugën “Qemal Stafa” nr. 206 në Tiranë, Akademia Hollywood nisi si një iniciativë e Klodeta Buzit dhe me një ndihmë të madhe të Erda Kaçelit, për të hapur një qendër muzikore në Tiranë, ku do të ofrohej jo vetëm edukimi muzikor i të rinjve në zhanre Klasike, Rrock, Pop dhe Jazz, por dhe si një institucion komunitar i cili do të ishte mbështetës për të rinjtë e qytetit të Tiranës.  Continue reading