vladimir tota

Koncerti akustik i klasave të kitarës – 6 Qershor 2015

 

 

Më datë 6 Qershor 2015, në orën 19:00 në sallën e koncerteve të Ministrisë së Kulturës (tek ish-Kinostudio) jeni të ftuar në koncertin e fundit akustik/klasik për klasat e kitarës së Elinor Butka, Erjon Medha, Julian Koçaj dhe Vladimir Tota. Continue reading

Mbi Koncertin Akustik të klasave të Kitarës

10991449_10203475950122464_8283160427067974595_nTë shtunën e kaluar, datë 21 Shkurt, në orën 18:00 u mbajt koncerti akustik i klasave të Kitarës të Akademisë Hollywood. Koncerti u zhvillua në qendrën më të re artistike në Tiranë – Tulla Center.

Ky koncert është në serinë e “mini-koncerteve” akustike, i cili nisi si nevojë për të patur një dalje në skenë midis 2 koncerteve të mëdhaja që organizohen në Dhjetor dhe në Qershor të çdo viti Akademik.

Ama, vit pas viti, këto mini-koncerte filluan të kishin gjithnjë e më shumë nxënës dhe këtë herë nuk mund ta organizonim në ambientet e Akademisë Hollywood, pasi pjesëmarrja ishte më e madhe se sa kapaciteti që ka Studio A, ku zakonisht zhvilloheshin mini koncertet.

Në një mbasdite si e kësaj të shtune, mund të dëgjoje fëmijë të cilët e kishin për herë të parë të dalurën në skenë dhe ata që kishin më ekspriencë.

Më pëlqen shumë të them, që ishte një koncert i arrirë për të tërë, pasi edhe më fillestarët e trajtuan koncertin me një seriozitet dhe më së tepërmi me një muzikalitet shumë të bukur.

 

IMG_0257Risi-ja këtë herë ishte dhe Stili i të luajturit me “Slide” nga Rei Kondakçiu, i cili arriti të mbledhë të gjithë studentët e tjerë pranë skenës për të parë këtë teknikë të panjohur për ta.

Besoj se shumë shpejt, shumë nxënës të Akademisë Hollywood do të kërkojnë që të luajnë me “Slide” siç luajti dhe Rei.

 

Falenderoj shumë për kontributin e tyre:

Elinor Butkën, Erjon Medhën, Julian Koçaj dhe Vladimir Tota.

 

Dhe gjithashtu iu uroj nxënësve Suksese në Koncertet e mëtejshme, dhe të mos harrojmë që kemi 3 koncerte ku mund të merrni pjesë.

Unplugged, Akustik apo dhe Rockfest!

IMG_0270

 

Më poshtë mund të gjeni linkun me fotot në Facebook.

1510660_802373103168328_3789013577421748555_nLINKU për të parë fotot! )ose klikoni në të gjitha fotot e do ju çojnë direkt në albumin në FB) 

Ditë të mbarë!