Aktivitete

Akademia Hollywood Aktivitete

Gjatë gjithë vitit Akademia Hollywood i jep rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe organizon koncerte të ndryshme gjatë gjithë vitit shkollor.
Deri më tani numri i koncerteve ka kaluar 160!!!

http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2018/04/IMG_5283-300x200.jpg

Koncertet Akustike

Koncertet Akustike ndodhin 3 herë në vit – në Dhjetor, Në pranverë dhe në Qershor.

Në këto koncerte janë të ftuar të gjithë nxënësit që kanë dëshirë të luajnë në një skenë pjesët muzikore që kanë mësuar gjatë vitit!

Unplugged

Unplugged është koncert që organizohet një herë në vit, ku nxënësit luajnë në duete apo në grupe por në formatin akustik!

Është një koncert shumë i rëndësishëm për vetë faktin që në këto koncerte, duhet një punë shumë e madhe për të luajtur.

http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/03/inner_girl-1-640x583.png
http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/05/inner_hero_07.png

OPEN MIC

Çdo të premte të parë të muajit, nxënësit janë të ftuar të luajnë në formatin “Open Mic” pranë sallës Ionesco!

Është një format në të cilën kushdo mund të regjistrohet për të luajtur pjesë të mësuara muajin e fundit!

FESTA E MUZIKËS

ROCKFEST

ROCKFEST është festa më e madhe e Rrokut që ne organizojmë që prej 2010 në datën 21 Qershor, e cila është dhe Festa Ndërkombëtare e Muzikës!

Rockfest
http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2018/06/artlab3.png

PROJEKTI ARTLAB

ArtLab është projekti ynë në të cilën jo vetëm organizojmë leksione falas për orkestrat e harqeve, por gjithashtu organizojmë koncerte të ndryshme masive në qytetin e Tiranës, të mbështetur nga AbiBank dhe Bashkia e Tiranës. Koncertet e ArtLab janë në bashkëpunim me shoqatën MuzArt

Nuk e keni gjetur çfarë kërkoni? na shkruani

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email