Leksionet muzikore këshillohen të nisen në moshën e parashkollorit, pasi fëmijë të ketë marrë ketë njohur pak nga matematika si dhe të njohë shkonjat.
Megjithatë, për fëmijët të cilët ende janë në kopsht, mund të lini një takim me një nga pedagogët tanë për të vendosur nëse leksionet muzikore janë të përshtatshme për fëmijët tuaj apo jo.
Është shumë e rëndësishme. Stabiliteti i leksioneve sjell një përmirësim dhe një zhvillim më koherent se sa kur leksionet ndiqen herë pas herë.
Po. Nëse doni të mësoni dhe të luani një instrument muzikor, ju keni nevojë të keni një instrument tuajin.
JU mund të shihni dhe instrumentat që ne kemi për shitje apo të interesoheni në dyqanet që ndodhet në Tiranë.
Ne gjithashtu ofrojmë dhe orë falas studimi për nxënësit tanë.
Ju do luani diçka që në leksionin e parë! Por, për të arritur në lojën muzikore do ju duhen muaj dhe mbase vite. E rëndësishme është dhe studimi i instrumentit në shtëpi.
Prindërit mund të qëndrojnë në klasë me fëmijën, të presin në zyrë a oborr, apo si të dëshirojnë ata.
Disa fëmijë shpërqendërohen kur prindërit janë në klasë, disa të tjerë janë më të përqendruar, e gjitha varet nga fëmija. Megjithatë ju mund të flisni me pedagogun përkatës për këtë.
Ne mendojmë që është më mirë, që secili fëmijë të ketë metodën e tij, të ndryshme për të mos krijuaj konkurrencë dhe mbi të gjitha për t’i bërë kuriozë për librat e njëri tjetrit.
Të gjithë mësuesit kanë metodat e tyre të mësimdhënies, megjithatë për klasat e pianos ne kemi disa metoda të punuara enkas për nxënësit e Akademisë Hollywood si dhe për kitarën kemi përzgjedhur disa nga librat më të mirë që janë në treg.
Me shumë dëshirë! Ne e kuptojmë mundimin që ju keni për të sjellë fëmijët këtu, dhe do bëjmë çka mundemi që fëmijët të kenë të njëjtin orar me pedagogë të ndryshëm.
Dhe mos harroni uljen 10% për fëmijen e dytë!
Të gjithë pedagogët tanë janë të shkolluar në degë artistike dhe muzikore në Shqipëri apo jashtë, dhe kanë eksperiencë në mësimdhënie.
Të gjithë pedagogët janë përzgjedhur në bazë të stilit edukativ që ata përcjellin, referencave si dhe disa eksperiencave si zëvendësues në Akademinë Hollywood, ku kemi marrë dhe pëlqimin e nxënësve dhe prindërve.
Në leksionet muzikore, energjia midis gjithësecilit është shumë e rëndësishme. Shpeshherë nuk mund të ndihemi mirë me një person a me tjetrin, prandaj ne ju sugjerojmë që nëse nuk ndjeheni rehat me një pedagog, të na lajmëroni dhe ne do ju lejmë takim me një apo disa pedagogë të tjerë, gjerisa të ndjeheni mirë me ta.
Është e pritshme që një fëmijë të kërkoje të mos bëjë leksione, në momentin që ka disa detyra apo i duket diçka e vështirë. Është pjesë e procesit dhe ne do ju këshillonim që të vendosni së bashku disa qëllime afatshkurtra, të cilat do ta motivojnë fëmijën dhe kështu do t’i rikthehet dëshira për të luajtur muzikë.
E mira do të ishte që fëmija Juaj të praktikonte çdo ditë, por të paktën të ketë një minimum të 3 herë në javë. Nëse fëmija juaj nuk praktikon, do të ishte mirë që të konsultoheshit me pedagogun përkatës për të vendosur një sistem për praktikën.
Po, regjistrimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Të mësuarit muzikë dhe të luajturit muzikë kërkon disa vite, dhe ne ju sugjerojmë që t’i jepni të paktën 6 muaj fëmijës për të provuar instrumentin, dhe mbase dhe të provojë të marrë pjesë dhe në një koncert.
1 ose 2 leksione janë të pamjaftueshme për të kuptuar nëse i pëlqen muzika apo jo.
Megjithatë, fëmija Juaj dhe ju mund të vini dhe të ndiqni një leksione muzike për të parë se çfarë ndodh. Dhe jo vetëm me një pedagoge, por me të gjithë pedagogët që ne kemi në instrumentin që ju dëshironi.
Blerja e një instrumenti është shumë e rëndësishme, dhe për të ndihmuar fëmijën tuaj, ju sugjerojmë të blini një instrument sapo të mundeni.
Në rastin kur fëmija Juaj nuk do të ndjekë më kurset, një isntrument në shtëpi nuk është kurrë një aksesor i panevojshëm, por dhe në rastin më të keq, ju mund ta rishisni atë.
Gjithashtu, nëse fëmija juaj ndjek kurset e pianos, dhe ju jeni skeptikë në blerjen e një instrumenti, do ju sugjeronim të investonit si fillim në një piano dixhitale të lirë (yamaha piaggiero) e më pas të shihni për një investim tjetër.
Po, Ju mund të vini në 10 minutëshin e fundit të leksionit dhe të shihni se si po zhvillohet, por nuk mund të rrini gjatë gjithë orës së leksionit, pasi mund të intimidoni nxënësit e tjerë.
Në rrugën Qemal Stafa keni parkingje me pagesë.
DO ju luteshim, të mos ndalonit në portën e hekurit të rrugicës sonë!