Historiku

Akademia HollywoodHistoriku

Akademia Hollywood prej 10 vitesh ka pritur mbi 1000 nxënës dhe familje të cilat kanë përzgjedhur këtë institucion për edukimin artistik të tyre apo të fëmijëve të tyre.

Në këtë Akademi, ofrohen klasa individuale dhe kolektive të zhanreve të ndryshme artistike si:
Muzikë

Aktrim

Pedagogët që punojnë pranë kësaj akademie janë të gjithë muzikantë profesionistë, të cilët kanë vite eksperience dhe në mësimdhënie.
Larmia e stileve të mësimdhënies bën që çdo i interesuar të gjej pedagogun më të përshtatshëm për të ndjekur leksionet që i interesojnë.

Akademia Hollywood është e ndërtuar si qendër sociale, me anë të aktiveteteve të ndryshme që organizohen gjatë vitit, muzikantët ndërtojnë një komunitet mes tyre që bën një urë lidhje të fortë jo vetëm gjatë kohës që ata janë pjesë e Akademisë Hollywood por dhe më vonë.

Ne besojmë se edukimi artistik është një gur themeltar në edukimin e individit, dhe besojmë në vlerat e paçmueshme që ky edukim përcjell tek çdo individ, dhe kjo na bën ne të jemi më të kërkuarit për klasat e arteve në Tiranë.

bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Hapur në 2009

Akademia Hollywood është institucioni i parë në Tiranë që ofroi në mënyrë kolektive leksione të muzikës klasike dhe moderne si dhe pruri dhe formatet e reja si ROCKSchool, Klasa të hyrjes në Muzikë, etj.
http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/08/IMG_2314-300x169.jpg

Koncerte

Akademia Hollywood deri më tani ka qenë organizuese e më shumë se 150 koncertesh në Tiranë dhe në rrethe të tjera të Shqipërisë
http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2018/06/artlab02-194x300.jpg

Qasja shoqërore

Akademia Hollywood prej vitesh punon për edukimin muzikor klasik falas, falë shoqatës MuzArt.
http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2018/06/artlab3.png
IMG_5295
IMG_5292
IMG_5282
IMG_5287
19029520_1501969273208704_7233710850505177129_n
Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email