Klasat Kolektive

Klasat Kolektive Muzikore

4 & 5 vjeçarëMUZ

Fëmijët 4 dhe 5 vjeçarë janë të ftuar të ndjekin klasën e MUZ e cila 8 vitesh

është e vetmja klasë muzikore për këto mosha.

E ndërtuar në sistemin Orff, Dalcroze, Kodaly dhe Gordon, klasa e MUZ

në formë loje i prezanton fëmijët me botën e muzikës.

Ata mësojnë si të përdorin zërin, si të këndojnë bukur.

Mësojnë ritme të ndryshme, bazat e të dëgjuarit melodik dhe harmonik.

Por mbi të gjitha Argëtohen pafund!!

Klasat janë çdo pasdite të martë, të mërkurë dhe të premte

Pagesa trimestrale është 7500 Lekë

6 vjeçarëtPIANO

Si vazhdim i klasës së Muz, të premteve në orën 18:00 ofrohet klasa MUZ/Piano për fëmijët e moshës 6 vjeçare,

Klasa konsiston në lojëra muzikore, në leksione të pianos dhe në njohje të ritmit.

Pagesa trimestrale është 7500 lekë.

http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/05/icon_06.png

7-11 vjeçarëtKëndim në kor!

Këndimi në Kor është për moshat e shkollës fillore, të cilët takohen çdo javë duke mësuat teknika të zërit si dhe shumë këngë të reja.

Klasat e këndimit në kor, drejtohen nga mësuesit e këngës si dhe shoqërohen nga një pianist.

Tarifa e një klase të këndimit në kor është 550 për nxënës që nuk ndjekin leksione në Akademinë Hollywood, dhe 350 për nxënësit aktualë të Akademisë Hollywood. Pagesat janë trimestrale.

klasa Takohet çdo javë në sallën Ionesco!

Adoleshentë dhe të rriturKëndim Harmonik

Këndimi Harmonik, ose në gjuhën angleze “Backvocals” është një teknikë që mëson këngëtarët të këndojnë zërat e dytë dhe të tretë në një këngë.

Kjo klasë është me një numër të kufizuar studentësh dhe jepet vetëm për 10 javë!

Tarifa për 10 javë është 6500 Lekë!

http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/08/IMG_2314-300x169.jpg

Piano, Kitarë, BateriInstrumenta Sekondare

Instrumentat sekondare ofrohen vetëm për nxënësit aktualë të Akademisë Hollywood.

Është një qasja 10 javore, ku nxënësit mësojnë njohuritë bazë ne Kitarë, Piano dhe Bateri.

Klasa kushton vetëm 5500 lekë në 10 javë!

Kitarë, Bass, Bateri, Vokal, PianoRock101

Keni luajtur ndonjëherë në një grup muzikor?

Si eshtë të luash në grup!!!!

ROck101 është klasa më e dashur në Akademinë Hollywood, ku muzikantët të cilët kanë disa muaj/vite eksperiencë regjistrohen për të luajtur sebashku.

Sipas niveleve, grupet zgjedhin këngët që punojnë dhe gjatë muajve të provave ata fillonë dhe krijojnë këngët e tyre.

Rock101 ka disa koncerte gjatë vitit, por koncerti që mezi pritet është ai i Festës së Muzikës, çdo 21 Qershor!

Rock101 kushton 8500 lekë për trimestër për nxënës jo të Akademisë Hollywood, dhe 5500 lekë për trimestër për nxënësit e Akademisë Hollywood.

http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/01/IMG_4294-240x300.jpg
http://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2017/09/21731275_1612155045523459_6134541784634417926_n-169x300.jpg

pa pagesëTeoria Muzikore

Ne mendojmë që çdo muzikant që ndjek leksionet e muzikës në Akademinë Hollywood, duhet të ketë baza të mira te njohjes së teorisë së Muzikës.

Prandaj për nivelet I dhe II ne ofrojmë kursin e Teorisë Muzikore pa pagesë.

Sound Production

Jemi në Shekullin e XXI ku teknologjia muzikore ka avancuar së tepërmi.

Kjo klasë është për të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë se si punohet me nje program muzikor!

IMagjinojeni vetë:

4 stacione individuale me kompjutera MAC, 4 Ableton PUSH si dhe programi Ableton Live i Instaluar.

Programi SoundProduction është në tre nivele, dhe çdo nivel kushton 9500 Lekë.

Cikli fillorPas Shkolle

Pas shkolle është një projekt disa mujor që nis në Janar të 2020, ku janë të ftuar të regjistrohen fëmijët që ndjekin ciklin fillor në rrethinat e Pazarit të Ri.

Pas shkolle ofron leksione kolektive në klasa të vogla prej 4-6 fëmijësh në:

PIANO

KITARË

VIOLINË

BATERI

KËNGË

Gjithashtu një herë në javë, fëmijët kanë dhe orën kolektive të teorisë muzikore, e cila do t’i ndihmojë të ecin sa më shumë.

Klasat ofrohen në oraret e drekës, dhe për të regjistruar fëmijën tuaj telefononi në 0692211158

Tarifat për leksionet 2 herë në javë: 2900Lekë në muaj (

Tarifat për leksionet 3 herë në javë: 4900 Lekë në muaj

jeni ende të pasigurtë se ku doni të regjistroheni?

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email