Fëmijët

7-11 vjeçarëFëmijët

Me hyrjen në shkollë, ne këshillojmë që të gjithë fëmijët të nisin leksionet e muzikës. Leksionet muzikore janë të provuara që ndihmojnë shumë në rritjen edukative të fëmijëve. Lëvizjet e tyre fine motorike zhvillohen shumë; përqendrimi nis e rritet si dhe puna vetjake merr një tjetër formë.

Leksionet IndividualeFëmijët

Leksionet individuale janë një thesar në edukimin e çdo fëmije.

Pasi të kenë fituar besimin ndër ta (mësues nxënës) nis një rrugëtim që sjell sjellje aq të nevojshme për individin.

Në një leksion muzike, përpos gjuhës muzikore të shkruar, fëmijët mësojnë të punojnë mbi gabimet e tyre. Mësojnë të presin e të dëgjojnë.

Duke qenë se janë orë individuale, leksionet muzikore ngelen i vetmi vend ku fëmija në bashkëpunim me mësuesin bën plane për punën e tij/saj dhe punon për të arritur ato. Nuk ka presion nga shokët/shoqet e klasës dhe nuk ka as konkurrencë, por veç të krahasohet me leksionet e mëparshme.

Metodat që ne përdorim, janë shumica në gjuhën shqipe, dhe janë të përshtatura për moshën.

Në Akademinë Hollywood fëmijët  mund të ndjekin leksione individuale 1 herë apo 2 herë në javë në seanca 30 minutëshe.

Ata mund të ndjekin leksione në Piano, Kitarë, Bateri, Këngë, Violinë, Cello, etj.

Tarifat mujore për leksionet 30 minutëshe një herë në javë janë 3600 Lekë në muaj, dhe për leksionet dy herë në javë janë 6700 Lekë.

Klasat individuale janë në qendër të Tiranës, pranë Pazarit të ri
Mbi 10 vite që ofrojmë leksione muzikore në Tiranë!
Metoda në gjuhë shqipe dhe të përshtatura sipas moshave dhe niveleve
orare paradite dhe pasdite, si dhe të shtunave!

PAS SHKOLLEFëmijët

për fëmijët që ndjekin shkollat fillore pranë Pazarit të Ri!!!

Duke filluar nga JANARI i 2020, në Akademinë Hollywood do të nisim projektin “Pas Shkolle” për fëmijët që ndjekin edukimin fillor pranë Akademisë Hollywood.

Projekti “Pas Shkolle” është për fëmijët e ciklit të ulët të cilën direkt pas shkolle, mund të vijnë e të ndjekin leksione kolektive në:

Piano, Violinë, Kitarë, Bateri dhe këngë!

Si funksionon?

Pas Shkolle është një orë leksioni kolektive për fëmijët në grupe të vogla, ku ata marrin leksione 1 apo 2 herë në javë, sipas kohës dhe buxhetit të tyre.

Në Pas Shkolle, përpos leksioneve të muzikës, të mërkurave fëmijët ndjekin dhe orën falas të teorisë muzikore!

Tarifat për “Pas shkolle” janë: 2900 Lekë në muaj për 2 herë në javë (Instrument + teori) dhe 4900 Lekë në muaj për 3 herë në javë (Instrumente dhe Teori)

Klasat Kolektive!!!Fëmijët

Klasat kolektive janë të rëndësishme për të kuptuar që muzika është më e bukur kur luhet në grup.
Klikoni tek klasat kolektive që ofrohen për fëmijët dhe mos hezitoni të na telefononi për çdo pyetje.
Këndim në Kor!
Instrumenta Sekondare
Sound Production
ROCK101
Teori Muzikore
Pas Shkolle
nga
Lekë
012345678900123456789001234567890
Klasat Kolektive
nga
Lekë
01234567890012345678900123456789001234567890
Në muaj, për leksionet muzikore
nga
Lekë
01234567890012345678900123456789001234567890
Në muaj për paketat Pas Shkolle!!!!
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image
Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email