Normalisht dihet që gjatë konkurseve emocioni është i paparë dhe muzikantët mundohen të japin maksimumin e tyre,
por flautistja japoneze, me banim në Çikago Yukie Ota u përball me një ngjarje shumë të habitshme të hënën në raundin e parë të konkursit të famshëm Carl Nielsen International Flute Competition në Odense, Danimarkë ku marrin pjesë flautista të moshës 13 – 29 vjeç.
Ndërkohë që Ota po luante sonatinën e “Pierre Sancan”, një flutur e llojit Aglais io, flutur që zakonisht është shumë e përhapur në Europë dhe nuk rri në ambiente të mbyllura, u mbështet në ballin e saj.
Sipas Dr. Bob Robbis, kurator në Smithsonian National Museum of Natural History flutura ka qenë duke kërkuar kripë në ballin e vajzës, …. me pak fjalë, kërkonte djersën e saj nga emocionet:)
Source: http://www.npr.org/blogs/deceptivecadence/2014/09/16/348986742/watch-a-sweet-little-butterfly-nearly-crush-a-womans-hopes-and-dreams