Paksa e habitshme vjen ky deklarim i Yann Tiersen në lidhje me filmin e famshëm francez “Le fabuleux destin d’Amélie Poulain”.
Kompozitori nga Bretoni, bashkëpunoi me regjisorin në këtë film, duke i dhuruar disa nga këngët e tij, të cilat i afrohn folkut të Montmartre. Me daljen e këtij filmi, kolona zanore e krijuar nga Yann Tiersen filloi të shiste mijëra kopje dhe u bë shumë e njohur në të gjithë botën.
Ky kompozitor, morri një famë botërore.
Meloditë e tija, janë shumë të thjeshta dhe të këndshme për veshin, dhe mund t’ju them që në Akademinë Hollywood, deri më tani, është kompozitori më i pëlqyer.
Kompozitori tregon, se pas daljes së filmit “Amelie”, koncertet e tij u shtuan shumë, por ai e gjeti veten me një publik i cili kërkonte filmin dhe jo kompozitorin në atë koncert.
Albumin e tij të parë e ka publikuar në 1995, dhe tanimë ka nxjerrë 8 Albume muzikore.
Yann Tiersen, është një kompozitor dhe një multi instrumentalist dhe një nga ekperimentuesit më pikantë të muzikës. Në albumin e tij të tetë “Infinity” ai këndon dhe në gjuhë të vjetra si Gaelike, Faroese, etj.
Albumet e tij janë:
- 1995 : La Valse des monstres
- 1996 : Rue des cascades
- 1998 : Le Phare
- 2001 : L’Absente
- 2005 : Les Retrouvailles
- 2010 : Dust Lane
- 2011 : Skyline
- 2014 : Infinity