Hey Jude ishte hiti që zuri vendin e parë në klasifikimet botërore për rreth 9 javë! Gjatë periudhës së regjistrimit, producenti i The Beatles, George Martin, kundërshtoi zgjatjen e këngës duke pretenduar se DJ-të nuk do e luanin si këngë. “Do ta luajnë nëse e këndojmë ne!” kundërshtoi John Lennon.
Paul McCartney shkroi Hey Jude në Qershor të 1968, duke kënduar me vete në një udhëtim për të takuar ish gruan(Cynthia) dhe djalin (Julian) e John Lennon. Vargjet e fillimit ishin “një mesazh shprese”:
“Come on, man, your parents got divorced. I know you`re not happy, but you`ll be OK.”
McCartney ndryshoi emrin nga Jules në Jude, emër i frymëzuar nga Jude i “musical” Oklahoma!
Ai i tregoi demon Lennon-it i cili menjëherë u afeksionua me këngën.
Ai gjithashtu mendoi se kënga ishte për gruan e ardhshme Yoko Ono dhe forcën e tërheqjes mes shoqërisë Lennon-McCartney`s
Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones