Nga seria e 10 këngëve më të mira nga Rolling Stones
John Lennon e shkroi Imagine, pjesën e tij më të bukur muzikore, një mëngjes të hershëm të 1971 në shtëpinë e tij në Ascot, Angli.
Bashkëshortja e tij, Yoko Ono pa sesi Lennon u ul në pianon e tij të bardhë, që tashmë njihet nga filmat dhe fotot e shumtë që u bënë në nder të këngës Imagine. Ai përfundoi këngën me akorde progresive, melodi të paqtë dhe pothuajse të gjithë tekstin me 22 vargje të drejtpërdrejta që flisnin mbi besimin në njerëzim, fuqinë e bashkimit, si dhe fuqinë e imagjinatës dhe të qëllimit për të rregulluar botën ku jetojmë.
“Nuk është se ai mendoi, `oh kjo këngë do të kthehet në himn” tha Ono, “Imagine ishte thjesht ajo që John besonte që ne jemi: një shtet, një botë, një popull. Ai donte ta shpërndante këtë ide.”
Kjo ide e tija nuk qëndronte vetëm: Arti i Onos para dhe pasi njohu Lennon në 1966 përjetoi fuqinë transformuese të ëndrrave.
Lennon e dinte se kishte shkruar diçka speciale. Në një intervistë të fundit ai deklaroi se Imagine ishte po aq e mirë sa çdo këngë e suksesshme sa ato që ai kish krijuar tek The Beatles.
Tanimë është e pamundur të mendosh një botë pa Imagine. Kemi nevojë për të! Më shumë seç ai ëndërroi ndonjë herë.
Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones