Has gjithmonë pyetjen:
Të mësosh notat apo të luash muzikë me vesh?
Unë mendoj që secili ka rrugëtimin e tij në lojën në muzikë.
Nëse një nxënës është i aftë të luajë më shpejt duke imituar me sy a me të dëgjuar, atëherë le të ndiqet ky rrugëtim dhe leximi i notave të përshtatet me ngadalë.
Nëse punohet me nxënës të cilët janë të sigurtë kur kanë një partiturë përpara, le të punohet me ta në mësimin e notave duke u munduar që pak nga pak, të fitojnë një siguri më të madhe.