Ka disa ditë që në Akademinë Hollywood ka rinisur puna për sezonin e ri 2015 – 2016.
E nisëm mbarë, le të themi, me një studente të re të regjistruar për kitarë.
Numri i studentëve që ndjekin leksione artistike në Akademinë Hollywood sa vjen e shtohet.
Për ne është e rëndësishme përkujdesi dhe standarti që i jepet çdo studenti. Mundësitë që ata kanë për të krijuar një komunitet të ri e të shëndetshëm dhe dashuria për të luajtur muzikë dhe për të nxënë.
Edukimi është një dhuratë që duhet ta kërkojmë gjithmonë!
Këtë sezon të ri 2015-2016, dua t’ju uroj: Një vit të mbarë plot muzikë!