Nëse prindërit tuaj ju kanë shtyrë të studionit shkallë dhe arpezhe duke iu thënë “kjo të bën mirë” – kanë patur të drejtë.
Gazeta Washington Post ka shkruar në një artikull duke treguar për kërkimin më të madh shkencor mbi efektet e muzikës në sistemin nervor të individit dhe zbulimi i tyre ishte fantastik:
Edukimi muzikor jo vetëm që të ndihmon në cilësitë muzikore, por ofron benefite të mrekullueshme në rritjen emocionale të fëmijëve si dhe në maturimin e sjelljeve të tyre.