Melodia e “Këngës së Sikilos” është kompozimi i plotë më i vjetër që njohim gjeri më sot, dhe është e gdhendur si epitaf në një gur varri në qytetin e Tralles pranë Aydin në Turqi.
Teksti thotë:
Për sa jeton, ndriçon
Pikëllimi mos të të zejë
jeta zgjat shumë pak
dhe koha kërkon një fund.
Epitafi përmban dhe shenja dhe simbole të cilat tregojnë melodinë.
Pikërisht këtë punë kanë bërë muzikologët e sotëm të cilët e kanë rishkruar për t’u luajtur nga muzikantët.