Koncertet Akustike ndodhin 3 herë në vit – në Dhjetor, Në pranverë dhe në Qershor.
Në këto koncerte janë të ftuar të gjithë nxënësit që kanë dëshirë të luajnë në një skenë pjesët muzikore që kanë mësuar gjatë vitit!
Unplugged është koncert që organizohet një herë në vit, ku nxënësit luajnë në duete apo në grupe por në formatin akustik!
Është një koncert shumë i rëndësishëm për vetë faktin që në këto koncerte, duhet një punë shumë e madhe për të luajtur.
Çdo të premte të parë të muajit, nxënësit janë të ftuar të luajnë në formatin “Open Mic” pranë sallës Ionesco!
Është një format në të cilën kushdo mund të regjistrohet për të luajtur pjesë të mësuara muajin e fundit!
ROCKFEST është festa më e madhe e Rrokut që ne organizojmë që prej 2010 në datën 21 Qershor, e cila është dhe Festa Ndërkombëtare e Muzikës!
ArtLab është projekti ynë në të cilën jo vetëm organizojmë leksione falas për orkestrat e harqeve, por gjithashtu organizojmë koncerte të ndryshme masive në qytetin e Tiranës, të mbështetur nga AbiBank dhe Bashkia e Tiranës. Koncertet e ArtLab janë në bashkëpunim me shoqatën MuzArt