15-31 Janar 2024Provoni një leksion muzike pa pagesë

Për 15 vjetorin e Akademisë Hollywood - Ejani të provoni një leksion muzikor pa pagesë në kitarë, bas, bateri, piano, këngë, violinë, cello, etj.
https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/78765867_3242253202513627_6961417065055911936_n.jpg

Jeni të pavendosur?Leksioni i provës

Nëse fëmija juaj ka shprehur dëshirën për leksionet muzikore por ju ende nuk jeni të sigurtë se si ai/ajo do të përshtatet me një kurs të ri në programin javor në Akademinë Hollywood keni mundësinë të bëni një leksion Prove pa pagesë në instrumentin tuaj që preferoni ose në kanto.

Duke plotësuar formën për leksionin e provës, ne do ju kontaktojmë dhe do ju vendosim një takim/leksion 30 minutësh me një nga pedagogët tanë ku jo vetëm fëmija do të ketë mundësi të njihet me instrumentin, por dhe ju do të keni kohën tuaj për të folur me pedagogen/pedagogun dhe të keni një ide më qartë të leksioneve.

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png

Që kur nisi leksionet e baterisë, djali im nuk i ndan shkopat nga çanta. Është një kënaqësi që e shoh të jetë kurioz për këngë dhe teknika të reja dhe më të shkëputur nga lojërat online.

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/64956163_2764623406943278_6713302069995896832_n.jpg
Martin F.
Babai i Glauk - Baterist

Për festën e Vitit të Ri vajza ime donte shumë që t’i çonte një dhuratë mësueses së saj së kantos. Aty kuptova se sa e rëndësishme ishte mësuesja dhe ora e kantos për të. Jam shumë e lumtur që zgjodhën Akademinë Hollywood për edukimin vokal të vajzës sonë.

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/289712325_7525145444224360_9147759642326581721_n.jpg
Anduena K.
Mamaja e Alisës - Këngëtare
https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/unnamed-8.jpg
https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png

Në Akademinë Hollywood kam gjetur pedagogë profesionistë të cilët e organizonin orën e mësimit në një mënyrë shumë argëtuese për djalin tim.
Djali im ka disa vite që luan kitarë dhe së shpejti dhe vajza e vogël do të nisë leksionet e muzikës.

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/256910749_6373668319372084_4593357003586478695_n.jpg
Mirela Th.
Prind i Arlindit - Kitarist

Vajza ime është shumë energjike, por ka shumë vështirësi të jetë e përqendruar.
Që në leksionet e para me Erdën kam vënë re se si çdo javë ajo ka përmirësime të cilat i ka fituar nga teknikat në piano.

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/64929975_2764588546946764_5735241225313714176_n.jpg
Bardha L.
Mamaja e Eilin, pianiste

Jeni të pavendosur?Akademia Hollywood

E ndërtuar nga mësues dhe profesionistë të muzikës Akademia Hollywood është institucioni më i madh jo shtetëror që ofron leksione të muzikës dhe teatrit në Tiranë.

Filozofia e mësimdhënies tek ne është e thjeshtë: Të zbulojmë dhe të punojmë për të arritur maksimumin e kapacitetit për çdo fëmijë në mënyrën më të mirë të përshatshme për të.

Ju mund të prenotoni leksionin tuaj të provës në: Kitarë, Bas, Bateri, Këngë, Piano, Violinë, Violonçel apo dhe instrumente të tjera.


Prej 2009 afro 2000 fëmijë kanë ndjekur leksionet muzikore dhe teatrale tek ne dhe kanë qenë pjesëmarrës në qindra aktivitete të organizuara nga Akademia Hollywood.


Ne ndodhemi në zemër të Tiranës, në rrugën Qemal Stafa 206

Oraret tona të mësimdhënies janë çdo ditë jave: 15:00 - 20:00 dhe të shtunave 10:00 - 13:30

Për çdo pyetje shtesë mund të na kontaktoni dhe në nr e telefonit: 0692211158

Ju Faleminderit

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2023/05/unnamed-3.jpg