Prej disa vitesh tashmë në bashkëpunim me shoqatën MUZART ne kemi organizuar aktivitete të ndryshme në qytetin e Tiranës me qëllim promovimin e edukimit muzikor.
gjatë Verës na gjeni në Qendrën TEN ku ofrojmë Orkestrën Verore pa pagesë për fëmijët e Tiranës që luajnë në instrumentet e Violinës, Violës apo Cellos.
Fëmijët e orkestrës verore kanë luajtur në skenë me emra si Saimir Pirgu, Kejsi Tola, dhe prof. Bato Gashi.
Gjithashtu për festa të ndryshme në Qytetin e Tiranës, ne organizojmë evente ku ftojmë muzikantë jo vetëm nga Tirana por nga të gjithë trevat Shqiptare.
Për shkak të Covid-19 dhe si masë e rëndësishme parandaluese për shëndetin e të gjithëve në vitin 2020 nuk kemi patur aktivitete të ArtLab.
Para 2 vitesh, kishim nderin të luanim Himnin Kombëtar me kitara elektrike për festën e Flamurit!