Leksionet individuale janë një thesar në edukimin e çdo fëmije.
Pasi të kenë fituar besimin ndër ta (mësues nxënës) nis një rrugëtim që sjell sjellje aq të nevojshme për individin.
Në një leksion muzike, përpos gjuhës muzikore të shkruar, fëmijët mësojnë të punojnë mbi gabimet e tyre. Mësojnë të presin e të dëgjojnë.
Duke qenë se janë orë individuale, leksionet muzikore ngelen i vetmi vend ku fëmija në bashkëpunim me mësuesin bën plane për punën e tij/saj dhe punon për të arritur ato. Nuk ka presion nga shokët/shoqet e klasës dhe nuk ka as konkurrencë, por veç të krahasohet me leksionet e mëparshme.
Metodat që ne përdorim, janë shumica në gjuhën shqipe, dhe janë të përshtatura për moshën.
Në Akademinë Hollywood fëmijët mund të ndjekin leksione individuale 1 herë apo 2 herë në javë në seanca 30 minutëshe.
Ata mund të ndjekin leksione në Piano, Kitarë, Bateri, Këngë, Violinë, Cello, etj.
Tarifat mujore për leksionet 30 minutëshe një herë në javë janë 3600 Lekë në muaj, dhe për leksionet dy herë në javë janë 6700 Lekë.
Duke filluar nga JANARI i 2020, në Akademinë Hollywood do të nisim projektin “Pas Shkolle” për fëmijët që ndjekin edukimin fillor pranë Akademisë Hollywood.
Projekti “Pas Shkolle” është për fëmijët e ciklit të ulët të cilën direkt pas shkolle, mund të vijnë e të ndjekin leksione kolektive në:
Piano, Violinë, Kitarë, Bateri dhe këngë!
Si funksionon?
Pas Shkolle është një orë leksioni kolektive për fëmijët në grupe të vogla, ku ata marrin leksione 1 apo 2 herë në javë, sipas kohës dhe buxhetit të tyre.
Në Pas Shkolle, përpos leksioneve të muzikës, të mërkurave fëmijët ndjekin dhe orën falas të teorisë muzikore!
Tarifat për “Pas shkolle” janë: 2900 Lekë në muaj për 2 herë në javë (Instrument + teori) dhe 4900 Lekë në muaj për 3 herë në javë (Instrumente dhe Teori)