Kurset Muzikore Individuale

Ajo çka është themeltare në rritjen artistike të çdo individi janë leksionet individuale.
Së bashku me pedagogun ndërtohet një program mësimor i cili i përshtatet ecurisë dhe të dhënave të çdo nxënësi.
https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png

„Kisha kohë që nuk e kisha parë vajzën time të ndihej me kaq vetbesim dhe se si ajo që kur nisi leksionet e këngës dhe kur u njoh me stafin e Akademisë Hollywood, filloi të ndihej më e vlerësuar. Për mua si prind nuk ka rëndësi nëse do të bëhet këngëtare, por e rëndësishme është i gjithë rrugëtimi i saj. E falenderoj shumë mësuese Kejsin!”

RICARDO LOGAN
Student

„Djali im ishte shumë i shpërqendruar dhe kjo po e pengonte shumë dhe në shkollë. Që kur nisi leksionet e pianos, ka filluar të jetë më i qetë dhe mësuesja e shkollës më ka treguar që ka patur një ndryshim shumë pozitiv. ”

Artur Sh
Prind

„Nuk e kisha menduar që do isha kaq e emocionuar teksa shihja vajzën time të luante violinë në një skenë të vërtetë. Që prej hapit të parë që ajo bëri në skenë dhe deri në momentin kur filloi të përshëndeste, unë isha e magjepsur! Ju falenderoj shumë.”

Rajmonda V.
Prind

„Kur e regjistrova Tomin në leksionet e baterisë mendova që do ishte diçka afatshkurtër. Ama tani kemi 6 vite që bashkëpunojmë me Akademinë Hollywood, dhe për Tomin bateria është një nga gjërat më të rëndësishme në përditshmërinë e tij.”

Diana K.
Prind

Programe për çdo nivel

Akademia Hollywood bashkëpunom me disa nga pedagogët më të mirë të qytetit të Tiranës, të cilët janë të pasionuar pas mësimdhënies dhe ndaj dëshirës për të ndihmuar në rrugëtimin e tyre artistik të gjithë nxënësit.

Në Akademinë Hollywood stafi edukativ gjithmonë ndjek dhe trendet më të reja në edukim duke u përmirësuar në mënyrën e tyre të mësimdhënies.

Kurset e Muzikës 30 minutëshe

Leksionet 30 minutëshe janë të përshtatshme për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare. Për shkak të përqendrimit të ulët, ata e kanë shumë të vështirë që të jenë 45 minuta në leksion.

Fëmijët pranohen në Leksionet individuale që kur të nisin parashkollorin.

Leksionet 30 minutëshe mund të ndiqen 1 herë në javë ose 2 herë në javë.

Kurset e Muzikës 45 minutëshe

Leksionet 45 minutëshe janë standarti i leksioneve muzikore.

Për moshat 10 vjeçare e lart, këshillohen të ndiqen leksionet 45 minutëshe..

Ato mund të ndiqen 1 herë ose 2 herë në javë në varësi të kohës suaj të lirë, dhe të buxhetit.

Tarifat i gjeni në faqen e Tarifave.

Kurset e Muzikës Semi - Individuale

Keni dëshirë të ndiqni leksionet muzikore me një shok/shoqe a ndonjë të afërm?

Atëherë leksionet semi-individuale janë ato çka ju duhet.

Leksionet 45 minutëshe semi – individuale mund të ndiqen nga 2 ose maksimumi 3 nxënës, 1 herë ose 2 herë në javë.

Tarifat mujore (tetor – 21 Qershor) për leksionet 1 herë në javë janë: 3800 Lekë në muaj dhe për leksionet 2 herë në javë janë 7600 Lekë në muaj.

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?