Fëmijët 4 dhe 5 vjeçarë janë të ftuar të ndjekin klasën e MUZ e cila 8 vitesh është e vetmja klasë muzikore për këto mosha.
E ndërtuar në sistemin Orff, Dalcroze, Kodaly dhe Gordon, klasa e MUZ në formë loje i prezanton fëmijët me botën e muzikës.
Ata mësojnë si të përdorin zërin, si të këndojnë bukur. Mësojnë ritme të ndryshme, bazat e të dëgjuarit melodik dhe harmonik.
Por mbi të gjitha Argëtohen pafund!!
Klasat janë çdo pasdite të martë, të mërkurë dhe të premte
Pagesa trimestrale është 7500 Lekë
Për fëmijët 5 dhe 6 vjeç, prof Erjoni ju fton në klasën e Ritmikës kolektive, 1 herë në javë!
Maksimumi i nxënësve është: 5
Përpos klasave kolektive, për të gjithë fëmijët që janë në parashkollor e tutje, në Akademinë Hollywood mund të ndjekin dhe leksione të instrumentave në: Piano, Bateri, Violinë, Cello.
Klasat individuale për këta fëmijë janë maksimalisht 30minuta, dhe mund të ndiqen një herë apo dy herë në javë.
Leksionet janë shumë të mira për rritjen e përqendrimit, por do ju kujtonim që në këtë moshë është shumë e rëndësishme që të krijohet një trekëndësh Prind-Fëmijë-Mësues që të ndërtojmë bazat më të mira që fëmija të mësojë se si të punojë individualisht.
Klasat 30 minutëshe, nëse prindi dhe fëmija bien dakord, mund të ndahen dhe 15 minuta 2 herë në javë, për muajt e parë.
Tarifat mujore për klasat një herë në javë janë 3600 Lekë dhe për klasat dy herë në javë janë 6700 Lekë.