Klodeta jep mësim prej më shumë se 15 vitesh dhe është e apasionuar pas klasave kolektive të Muz (fëmijët 4-6 vjeçarë), Rock101 dhe Teorisë Muzikore.
Ajo gjithashtu jep leksione të pianos për fëmijët dhe të rritur.
Prej 7 vitesh, mund të gjeni dhe librat e pianos sipas nivele të krijuara prej saj.
Alma është një violiniste e cila përpos karrierës së saj profesionale ka pasion dhe mësimdhënien. Alma jep leksione të violinë në Akademinë Hollywood si dhe është një nga menaxheret në Rrugën Qemal Stafa.
Për të qenë nxënës me znj. Erdën do ju duhet të jeni në listë pritje 🙂
Për më shumë se 10 vite, Erda jep leksione të pianos në Akademinë Hollywood. Specialiteti i saj: Muzika është argëtim, por dhe një ushtrim i mirë inteligjence!!
Vlona është e diplomuar për soprano pranë Akademisë së Arteve dhe është pjesë e stafit tonë edukativ.
Vlona mirëpret fëmijët prej moshës 9 vjeçare e të rriturit për të mësuar më shumë mbi artin e të kënduarit.