fbpx
 

Public Speaking – Arti i të folurit në publik

Një trajnim i plotë mbi Përmirësimin e Zërit dhe Të Folurit në Publik nga Sonila Kapidani

PUBLIC SPEAKING

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2022/10/845A500D-11D9-4485-A3E4-C057DD025C77-768x1365.png

Për folësit (ekzekutivë, avokatë, aktorë, mësues, shitës, ekonomistë, këngëtarë,  etj.) ekziston një trajnim i veçantë për t’i ndihmuar ata të shërojnë, çlirojnë dhe fuqizojnë zërin e tyre, në mënyrë që të bëhen më karizmatikë, të sigurt, të fuqishëm dhe me ndikim.

Ky trajnim i plotë vjen me një kohëzgjatje prej 20 orësh 

Ky trajnim praktik është një burim mjaft i veçantë rritjeje për nevojat e përmirësimit të zërit dhe komunikimit të gjithë atyre individëve që kanë pengesa në të folur si: Droja nga Publiku; Zëri i pafuqishëm; Pengesa në frymëmarrje; Defekte në Shqiptim;  Të folur të shpejtë; 

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2022/10/FD05956C-0219-45ED-AAE4-5E954FBF3A93-768x1187.png

Një punë shumë e dobishme dhe argëtuese, që ndiqet hap pas hapi nga çlirimi i tensioneve ditore dhe zgjerimi i kapacitetit të komunikimit. 

Ky trajnim është një përvojë kryesisht fizike/praktike për të gjithë ata individë që përdorin zërin në punët e tyre: mësimdhënës, avokatë, mjekë, studentë, politikanë, prezantues, aktorë, fizioterapeutë; ekonomistë; etj, pra, të gjithë që kanë një pasion mbi fuqizimin e mjeteve të komunikimit.

Kjo sprovë e re në Akademinë Hollyëood është një mundësi për të mësuar një aftësi që nuk dije ta vësh në përdorim më parë, për të përmbushur kërkesat profesionale dhe artistike të transformimit të gjuhës dhe nxitjes së multisensorëve, dhe për të nisur një komunikim të ri më efikas në jetën private dhe profesionale. Ky trajnim do të zhvillohet në kombinim me dy metoda, në atë indirekte – me njohuri teorike dhe udhëzim dhe atë direkte me ushtrime dhe praktika konkrete – që është dhe më e rëndësishmja.

Kush e drejton?

Sonila Kapidani është edukatore e zërit që prej vitit 2003 në disa universitete dhe ka zhvilluar trajnime për figura të njohura nga aktrimi, politika, biznesi dhe telvizoni, si edhe është autore e librit “Metodika për estetikën e të folurit” (një udhëzues për të folurit në publik), si dhe e një sërë artikujsh të ndryshëm shkencorë me fokus komunikimin dhe edukimin.

Kjo është mundësia juaj për të përqafuar përfshirjen në një grup të vogël pune ku mirëpriten të gjithë së bashku dhe individualisht dhe bëhen pjesë e një studioje pune me Zërin plot gjallëri dhe argëtim.

Temat

Java 1 Prezantim me punën me zërin. Njohja me mundësitë dhe nevojat për përmirësim të secilit prej pjesëmarrësve dhe praktikat e para të prezantimit.
Java 2 Prezantimet e “kapura gafil”. Struktura e shkurtër.
Java 3 Zbulim i Pranisë dhe Zërit. Tre shtyllat e një të foluri të suksesshëm: Frymëmarrja; Shqiptimi dhe Zëri.
Java 4 Prezantime të shkurtra në publik dhe vlerësime për vazhdueshmërinë.
Java 5 Droja nga Publiku. Praktikë për çlirimin neuromuskular dhe zërit.
Java 6 Struktura e gjatë e një fjalimi/prezantimi. Teknikat e hyrjes, trungut dhe mbylljes.
Java 7 Praktikë mbi shqiptimin dhe njohjen, fuqizimin dhe zgjerimin e rezonatorëve.
Java 8 Prezantim me Publik në rrethana imagjinare.
Java 9 Përpunim i fjalimeve/prezantimeve dhe praktikë përmbledhëse.
Java 10 Prezantim përmbyllës në prani të Publikut dhe vlerësimet finale.