Punoni me ne!

Ne në Akademinë Hollywood jemi gjithmonë në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj.

Për t’u punësuar tek ne, mund të nisni CV tuaj dhe ne do ju telefonojmë në momentin që organizojmë një orë prove për të marrë përshtypjet nga nxënësit. Telefonatat bëhen sipas rradhës së ardhjes së CV dhe letrës së motivimit.

 

Nëse jeni një mësues muzike me eksperiencë apo dhe një student dhe keni dëshirë të bashkëpunoni me ne, ju lutem na nisni një CV tuajë dhe një letër motivimi në adresën tonë të emailit. Klikoni këtu: 

Vend i lirë pune: Recepsionist

Akademia Hollywood është duke kërkuar për një person për pritjen e klientëve në rrugën Qemal Stafa 206 në Tiranë. 

Ne jemi në kërkim të dikujt që pëlqen të punojë në grup dhe të jetë i/e aftë të marrë vendime në bazë të rregullores së punës dhe që pëlqen të ketë një komunikimin pozitiv me njerëzit. 

Personi që ne kërkojmë duhet të jetë i/e aftë në përdorimin e kompjuterit, në përpilimin e tabelave të thjeshta, i/e detajuar, korrekt/e në shkrimin gjuhës shqipe dhe angleze dhe i/e përpiktë. 

Dikush që ka një vlerësim për artet dhe muzikën është më i/e preferueshëm, megjithatë nuk është e detyrueshme për këtë pozicion.

Orari i punës: 

Të hënë – të premte 15:45 – 20:15, 

Të shtunave 09:15 – 11:15

Përgjegjësitë:

Administrimi i thjeshtë i zyrës së pritjes, duke iu përgjigjur klientëve në kohë. 

Menaxhim i orareve dhe i sistemimit nëpër klasa. 

Qasja pozitive pasi bëhet fjalë për një ambient punë me fëmijë e Prindër. 

Të njohë të respektojë ruajtjen e të dhënave dhe atë çka kërkon GDPR. 

Pritja dhe regjistrimi i klientëve të rinj. 

Sistemimi dhe kontrolli i klasave dhe shoqërimi herë pas here i klientëve nëpër klasa. 

Marrja e pagesave nga klientët.  

Komunikim i shpejtë në telefon, email apo në rrjete Sociale. 

Hapja dhe mbyllja e institucionit. 

Ndihmesë nëpër shfaqje dhe aktivetete sipas kalendarit. 

Ju lutem nisni CV tuaj dhe një letër motivimi se përse mendoni që do Ishte një zgjedhje e mirë t’i bashkoheshit stafit të AKademisë Hollywood në akademiahollywood@gmail.com 

Ju lutemi mos e telefononi shkollën në lidhje me këtë postim.

Vetëm aplikimet me një letër motivimi do të merren në konsideratë.