25 Maj 2024, ora 09:30

Vrapo me Ritëm

Gara në mbështetje të edukimit Muzikor

Çfarë është “Vrapo me Ritëm”? 

“Vrapo me Ritëm” është një aktivitet sportiv familjar që do të ndodhë më 25 Maj tek Kodrat e Liqenit ku ju mund të vraponi familjarisht për të promovuar të mirat e edukimit muzikor si dhe për të ndihmuar në fonde të veçanta për klasat e muzikës. 

Në “Vrapo me Ritëm” ftohen të marrin pjesë nxënës, ish nxënës, miq apo familjarë të Akademisë Hollywood. 

Ju mund të regjistroheni në Linkun e mëposhtëm. Regjistrimi mund të jetë personal, familjar apo në grupe të mëdha. 

Përse është ky aktivitet?

Besoj se të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, dhe me këtë moto do donim që të gjithë së bashku të kemi mundësinë e një vrapimi të lehtë tek Kodrat e Liqenit për të mbështetur idenë se për një rritje edukative të mirë është e nevojshme dhe rritja sportive e gjithësecilit.

A ka çmime/fitues ky aktivitet? 

Të fituarit vendin e parë, të dytë a të tretë nuk është qëllimi i këtij aktiviteti, por më së tepërmi ajo që vlerësojmë është bashkësia e familjeve që kanë muzikantë apo miqve, familjarëve apo shoqërisë suaj. 

Kush mund të marrë pjesë? 

Kush të dojë! Mjafton të regjistroheni përpara datës 21 Maj. 

A do të vrapojnë mësuesit? 

Shpesojmë jo vetëm të vrapojnë por të vrapojnë familjarisht:) 

A mund të sjellë instrumentin tim? 

Sigurisht! Ju biles mund të vendosni të vraponi me partitura, instrumentin tuaj apo duke kënduar gjatë gjithë kohës! 

Nuk ka limit në imagjinatën tuaj! 

Sa kushton regjistrimi? 

Regjistrimi kushton 1500 lekë për të rriturit, dhe 1000 lekë për fëmijët.

Nëse dhe ju doni që të ndihmoni më shumë në kauzën tonë, (për promovimin dhe dhënien e bursave për të rinjtë e talentuar) mund të paguani edhe më shumë. 

Pagesat mund t’i kryeni pranë sekretarisë tek Akademia Hollywood. 

A do të kemi numra? Bluza?

Po secili pjesëmarrës do të marrë bluzën e tij, dhe gjithashtu numrin përkatës. 

Në formular mund të zgjidhni dhe masën tuaj të bluzës. 

 

Ku është nisja? 

Nisja bëhet tek InfoPoint në Kodrat e Liqenit (klikoni për ta parë koordinatat) dhe e gjithë gara është vetëm 2.4 km.

Më poshte gjeni dhe foton e garës:

https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2024/05/Harta-VrapoRITEM.png

VRAPO ME RITËM

Dita e garës: “Vrapo me Ritëm”, 25 Maj 2024

Ora 08:30 

Ju mirëpresim prej orës 08:30 të mblidhemi tek “InfoPoint” pranë fushave sportive ku do të merrni bluzat tuaja, numrat e garës. 

Ju ftojmë të sillni USHQIME/PIJE për tavolinën e bukës së përbashkët për pas garës. 

Ora 09:00 

Përgatitja e fundit përpara garës. 

Ora 09:30 

Nisemi për vrapim! 

Itinerarin mund ta shihni më poshtë. 

Ora 10:20 

Ritakohemi në pikën e nisjes, që është dhe pika e finishit dhe Fillon festa me muzikë dhe me ushqimet që kanë sjellë gjithësecili. 

Do të ketë instrumenta muzikorë për të luajtur muzikë dhe për të festuar. 

Të gjitha fondet e mbledhura, do të jenë një ndihmesë për shumë nxënës apo të rinj që kanë pasionin edukimin muzikor por nuk ua lejon situata financiare. 

Ju Faleminderit!