fbpx
 

Akademia Hollywood


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/customer/www/akademiahollywood.com/public_html/wp-content/themes/tabula/bold-page-builder/content_elements/bt_bb_image/bt_bb_image.php on line 93
https://akademiahollywood.com/wp-content/uploads/2019/05/pink_note_02.png

„Kam parë se si fëmija ime gjatë viteve të studimit mësoi se si të punojë vetë dhe të ndërtojë punën e tij hap pas hapi.”

Andia K.
Prind

„Nuk e kisha menduar asnjëherë që klasa e baterisë do të më falte kaq shumë vetëbesim”

Sara L.
Studente

„Çdo ditë të javës djali im më pyet se kur është klasa e MUZ -it. Mezi e pret të premten!

Agron S.
Prind

„Kam qenë gjithmonë e tërhequr kur komunikoja me të tjerë, dhe me shokët a shoqet. Prej shfaqjes së parë të teatrit, mund të shpreh mendimet e mia lirshëm pa m’u dridhur më zëri.”

Elsa Z.
Studente

Akademia Hollywood

Prej 2009 duke ofruar leksione muzikore dhe teatrale cilësore në qytetin e Tiranës.
Klasat nisin prej 4-99 vjeç!
01234567890012345678900123456789001234567890Hapur më
012345678900123456789001234567890+Shfaqje
01234567890Dhoma studimi
012345678900123456789001234567890+orare në javë
Muzika

Kurse Muzike

Leksionet individuale të muzikës (kurset e muzikës) nisin që prej moshës se parashkollorit, me seanca 30, 45 apo 60 minutëshe. Leksionet janë të përjavshme me një orar të përcaktuar për secilin nxënës
më shumë
Muzika

Klasat

Klasat Kolektive të muzikës (kurse ne grup) janë një shtysë e mëtejshme si për ata që sapo nisin leksionet në arte, por dhe per të gjithë nxënësit që janë të regjistruar në leksionet individuale.
më shumë
Aktrim

Klasat

E ndarë në grupmosha të ndryshme, dhe me grupe të vogla prej 5-7 nxënësish, klasat e aktrimit kanë treguar të jenë shumë të suksesshme ndër nxënës dhe me familjet e tyre.
më shumë
Aktivitetet

Koncerte

Thuajse çdo muaj, Akademia Hollywood u jep mundësinë nxënësve që të provojnë daljen në skenë, në një ambient familjar në të cilën ata të ndihen rehat dhe të qetë për të shfaqur punën e tyre.
më shumë
nga
Lekë
01234567890012345678900123456789001234567890
Kurset e Muzikës
Nga 3200 Lekë në muaj, për leksionet e muzikës semi individuale
nga
lekë
01234567890012345678900123456789001234567890
Klasat 10 Javore
Klasat Kolektive fillojnë nga 5500 Lekë në 10 javë!!
Falas
Lekë
01234567890
Studimi dhe Teoria
Studimi dhe Leksionet e Teorisë janë pa pagesë në Akademinë Hollywood

ParashkollorëtKlasat e fëmijëve

Mosha Parashkollore ka nevojë që të ketë klasa të përshtatura për zhvillimin e tyre dhe tî ndihmojë fëmijët të punojnë me përqendërimin, si dhe me lëvizjet motorike fine.
MUZ

Klasat e MUZ janë kurse muzike kolektive për fëmijët 4 apo 5 vjeçarë të cilët në formë loje mësojnë mbi muzikën dhe artet. Ora e Muz Fillon në Shtator deri në fund të Majit. Klasat e Muz-it mbështeten në formatet Orff, Dalcroze, Kodaly, Gordon ku shtyllat themelore janë: Melodia, Ritmi dhe Harmonia.
Klasat kushtojnë 9500 lekë çdo 10 javë.

Leksionet Individuale

Prej moshës 5 vjeçare, apo kur janë në parashkollorë, fëmijët tuaj mund të nisin leksionet e muzikës në instrumentet si: Piano, Bateri, Violinë, Violonçel. (kurse piano, kurse baterie, kurse violine, kurse cello, etj)
Klasat Individuale për fëmijët nisin nga 30 minuta. Është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë bashkëpunues në fillimet e leksioneve me fëmijët, kështu për të patur një edukim sa më të frytshëm.

Tarifat nisin nga 3800 Lekë në muaj për kursin semi individual dhe 4200 lekë në muaj për leksionet 1 herë në javë nga 30 minuta

Grupet e Vogla

Për fëmijët e moshës 6-8 vjeçare ofrohen dhe kurset e muzikës në grupet e vogla për instrumentet: Kitarë, Bateri, Piano dhe Violinë.

Klasat bazohen në sistemet Suzuki dhe janë të formuara në grupe me nga 4-6 fëmijë.

7-11 VjeçarëKlasat e fëmijëve

Fëmijët e klasave I-V mund të ndjekin një sërë leksionesh pranë Akademisë Hollywod
Leksionet e Muzikës

Kurset e muzikës për moshat 7-11 vjeçare ofrohen në leksione muzikore në Kitarë, Piano, Violinë, Violinçel, Bateri, Këngë si dhe instrumenta të tjera sipas kërkesës.

Fëmijët mund të ndjekin leksionet individuale 30 minutëshe, një herë apo dy herë në javë, sipas kohës dhe buxhetit tuaj.

Aktrim

Prej moshës 8 vjeçare, fëmijët mund të regjistrohen në kurset e Aktrimit, të cilat janë të ndara në grupmosha 8-9, 9-10 dhe 10-12 dhe zhvillohet në klasa kolektive
Klasat e aktrimit takohen çdo javë për 55 minuta.

Kolektive

Nxënësit e Akademisë Hollywood mund të kenë mundësinë që të nisin leksione në instrumenta të tjerë në formate grupi.

Për nxënësit e Akademisë ofrohen klasa 10 javore në: Piano, Kitarë, Bateri, BackVocals, Kor, etj,

12-18 vjeçarëKlasat e Adoleshentëve

Në moshën e adoleshencës, fëmijët nisin të jenë më të zotë në mësimin e instrumenteve muzikore si dhe të jenë më të shkathët në mënyrën se si e perceptojnë muzikën dhe artin.
Leksionet e Muzikës

Kurset e muzikës për moshat 12-18 vjeçare ofrohen në Kitarë, Piano, Violinë, Violinçel, Bateri, Këngë si dhe instrumenta të tjera sipas kërkesës.

Adoleshentët mund të ndjekin leksione 30 apo 45 minutëshe individuale.
Zakonisht ne sugjerojmë që për leksionet 1 herë në javë, ata të ndjekin leksionet 45 minutëshe, ndersa për leksionet 2 herë në javë ata mund të ndjekin dhe leksionet 30 minutëshe.

Teknologji

Për adoleshentët në Akademine Hollywood ofrohen dhe klasat e Urban Art dhe SoundProduction.

Klasat janë kolektive dhe janë të ndërtuara për 4 nxënës, ku secili ka kompjuterin e tij dhe mjetet e punës.

Në urban Art nxënësit mësojnë të përdorin Photoshop dhe Illustrator si dhe teknikat të ndryshme të arteve urbane.

Në SoundProduction punohet me programin Ableton Live si dhe me Ableton Push.

Klasat kushtojnë 10500 Lekë  për çdo nivel që zgjasin 10 javë.

Aktrim

Klasat e teatrit per adoleshentët ofrohen çdo javë për 55 minuta, ku ata janë të grupuar sipas moshave. 12-14, 14-16 dhe 16-18. Në klasat e Aktrimit, adoloshentët punojnë mbi zërin e tyre, mbi paraqitjen skenike dhe punën në grup. Gjatë vitit shkollor, kanë rreth 2-3 shfaqje.

Klasat e Teatrit nisin në Shtator dhe përfundojnë në mes të muajit Qershor.

Tarifat për klasat e aktrimit janë 10500 çdo 10 javë.

ROCK101

Rock101 ofrohet si klasë kolektive për nxënësit aktualë të Akademisë Hollywood dhe është një format shumë i suksesshëm pe¨r të gjithë pjesëmarrësit.

Nje herë në javë për 60  apo 90 minuta, adoloshentët luajnë muzikë në një formacion grupi këngët e tyre të preferuara.

Klasa kushton vetëm 9500 lekë për javë.

Klasa plotësuese

Klasat plotësuese vijnë në formate 10 javore për nxënësit e Akademisë Hollywood ku ata mund të mësojnë teknika të reja si në instrumentet e tyre, apo të marrin bazat në instrumente të tjera, apo dhe në backvocals.

18-99Të rriturit

Moshat e rritura janë të ftuara të marrin leksione muzikore dhe teatrale të cilat janë të përshtatura për moshën dhe interesat e tyre.
Leksionet Javore

Leksionet e muzikës javore ofrohen për të gjithë të rriturit të cilët kanë një vijueshmëri të rregullt në ndjekjen e leksioneve.

Leksionet e muzikës javore ofrohen një herë në javë, në leksione individuale 45 minutëshe. 

Për të rriturit aplikohen vetëm Paketat 5 Leksionëshe që kushton 7000 lekë. 

Teknologji

Për të rriturit në Akademine Hollywood ofrohen dhe klasat e Urban Art dhe SoundProduction.

Klasat janë kolektive dhe janë të ndërtuara për 4 nxënës, ku secili ka kompjuterin e tij dhe mjetet e punës.

Në urban Art nxënësit mësojnë të përdorin Photoshop dhe Illustrator si dhe teknikat të ndryshme të arteve urbane.

Në SoundProduction punohet me programin Ableton Live si dhe me Ableton Push.

Klasat kushtojnë 10500 Lekë  për çdo nivel që zgjasin 10 javë.

Aktrim

Klasat e teatrit per të rriturit ofrohen çdo javë për 55 minuta, ku ata janë të grupuar sipas moshave. 18-21, 22-30 dhe 31-40. Në klasat e Aktrimit, të rriturit punojnë mbi zërin e tyre, mbi paraqitjen skenike dhe punën në grup. Gjatë vitit shkollor, kanë rreth 2-3 shfaqje.

Klasat e Teatrit nisin në Shtator dhe përfundojnë në mes të muajit Qershor.

Tarifat për klasat e aktrimit janë 10500 çdo 10 javë.

ROCK101

Rock101 ofrohet si klasë kolektive për nxënësit aktualë të Akademisë Hollywood dhe është një format shumë i suksesshëm pe¨r të gjithë pjesëmarrësit.

Nje herë në javë për 60  apo 90 minuta, adoloshentët luajnë muzikë në një formacion grupi këngët e tyre të preferuara.

Klasa kushton vetëm 9500 lekë për 10 javë.

Filozofia jonë

Ne besojmë se çdo fëmijë duhet të marrë edukimin muzikor dhe të ketë mundësinë për një rritje sa më të mirë.

Leksionet

Leksionet tona variojnë nga individuale, në semi individuale dhe në grupe kolektive.

Aktrim

Disiplina e Aktrimit dhe e Teatirt jepet për mosha të ndryshme nga fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit!

Familjet në Akademinë Hollywood

Kur ju keni 2 fëmijë apo më shumë që duan të ndjekin leksione në Akademinë Hollywood, ne ofrojmë gjithmonë një ulje 10% për fëmijën e dytë dhe 15% për të tretin.