Blogu i Akademisë Hollywood

Një blog për nxënësit, prindërit dhe mësuesit e muzikantëve dhe aktorëve

Muzika dhe fëmijët

March 5, 2025

Fëmijët kanë nevojë për art, tregime, poezi dhe muzikë po aq sa kanë nevojë për dashuri, për ushqim, për ajër të pastër dhe për lojë.   Nëse fëmijës nuk i jep ushqim, dëmi bie në sy menjëherë.   Nëse fëmija nuk del në ajër të pastër dhe nuk luan, dëmi gjithashtu bie në sy, po...

Fëmijët kanë nevojë për art, tregime, poezi dhe muzikë po aq sa kanë nevojë për dashuri, për ushqim, për ajër të pastër dhe për lojë.

 

Nëse fëmijës nuk i jep ushqim, dëmi bie në sy menjëherë.

 

Nëse fëmija nuk del në ajër të pastër dhe nuk luan, dëmi gjithashtu bie në sy, po jo menjëherë.

 

Nëse fëmija nuk merr dashuri, dëmi mbase nuk do duket për disa vite, por është përgjithnjë.

 

Ama nëse nuk i jepni fëmijës art, tregime poezi dhe muzikë, dëmi nuk është aq i lehtë për t’u pikasur. Në të vërtetë, është aty, Ekziston. Trupi i fëmijës mund të jetë i shëndetshëm. Fëmija mund të hidhet, të notojë, të hajë me uri dhe të bëjë shumë zhurmë, siç është zakoni i përgjithshëm i fëmijëve, por diçka mungon.

 

Është e vërtetë që shumë njerëz janë rritur pa u njohur me asnjë lloj arti, dhe ata njerëz të lumtur dhe jetojnë jetë të bukura, ku në shtëpitë e tyre nuk ka asnjë lloj libri, nuk ka piktura dhe as nuk e kuptojnë muzikën. Në të vërtetë, kjo gjë është ok. Unë njoh njerëz të këtillë. Ata janë komshinj të mirë dhe qytetarë të nevojshëm.

 

Por të tjerë njerëz, në një momente të jetës së tyre, qoftë në fëmijëri, adoloshencë apo dhe në pleqëri janë prezantuar me diçka që as nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë. Është aq e huaj për ta, sa dhe ana e errët e hënës.

 

Ama një ditë, ata hasen me një zë që lexon një poezi në radio, apo kalojnë pranë një shtëpie ku nga dritarja vijnë tingujt e një pianoje, apo shohin një poster me një pikturë të dikujt, dhe kjo i godet ata aq fort, sa fillojnë të ndjejnë një marrje të lehtë mendsh. Asgjë nuk i kish përgatitur ata për këtë. Dhe befas, ndjejnë një uri të madhe, edhe pse para një minute nuk kishin haberin mbi këtë gjë. Ata ndjenjë një uri të madhe për diçka kaq të ëmbël dhe kaq të bukur sa gati gati u thyen zemrën. Gati sa s’qajnë, dhe ndihen të mërzitur dhe të gëzuar, vetëm dhe të mirëpritur nga kjo eksperiencë kaq e habitshme dhe e ndryshme, dhe janë kuriozë të dëgjojnë me më shumë vëmendje radion, t’i afrohen më shumë dritares së shtëpisë, apo të mos heqin sytë nga posteri.

 

Ata kishin nevojë për këtë, kishin aq nevojë sa dikush që ka ditë pa ngrënë ka nevojë për ushqim. Ama nuk e dinin. Nuk e kanë ditur kurrë.

 

Kjo është ndjesia kur një fëmijë kërkon muzikën, pikturën apo poezinë pasi takohet me të. Nëse nuk do ishte për një takim të rastësishëm ata mbase s’do ta kishin takuar kurrë, dhe do kishin kaluar një jetë në një gjendje “urie kulturore” pa e ditur.

 

Efektet e urisë kulturore nuk janë dramatike, dhe nuk mund të duken kollaj.

 

Dhe siç e thashë më lart, disa njerëz, njerëz vërtetë të mirë, të këndshëm nuk e kanë patur këtë eksperiencë. Ata kanë ditur të vazhdojnë jetën pa të. Nëse të gjithë librat, të gjithë pikturat dhe e gjithë muzika do të zhdukej brenda ditës, ata as nuk do ta kishin vënë re.

 

Por kjo uri ekziston në shumë fëmijë, dhe shpeshherë nuk është e përmbushur pasi nuk i është dhënë mundësia të zgjohet. Shumë fëmijë, në katër anët e botës janë të uritur për diçka që i ushqen dhe i përmbush shpirtin në një mënyrë që asgjë tjetër nuk mund ta plotësojë.

 

Ne gjithmonë shprehemi që çdo fëmijë ka të drejtë për ushqim dhe strehim, për edukim, për trajtim mjekësor, etj etj. Por, duhet të kuptojmë që çdo fëmijë ka të drejtë të zhvillojë një eksperiencë kulturore. Duhet të kuptojmë rrënjësisht, se pa tregime, pa poezi, pa piktura dhe pa muzikë, fëmijët do të jenë të uritur.

 

 

 

 

 

 

 

nga Philipp Pullman